Kronike
Emri/ Zbulohet organizatori vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Në Kolumbi, Rexhepi lëvizi midis Bogotás dhe Santa Martës. Sipas medias në Venezuelë në gusht 2022, ai themeloi kompaninë Hkg Colombian Sas në Medellín. Në të njëjtën kohë, në Kolumbi ndodhej edhe një tjetër figurë kyçe e Kompania Bello, kosovari Remzi Azemi, i cili ishte arrestuar me Rexhepin në Ekuador, në 2014, por u lirua tre muaj më vonë.
Ai mori përsipër koordinimin e dërgesave të kokainës nga Guayaquil dhe u bë krahu i djathtë i Rexhepit. Azemi gjithashtu urdhëroi ekzekutimin e shqiptarëve të tjerë që përpiqeshin të krijonin grupe të pavarura për eksportimin e kokainës nga Guayaquil, pa miratimin e Kompania Bello.
Ospino Fernández ishte aksionere dhe presidente e kompanisë Worldclass Ecuador, e cila merrej me turizëm, deri në korrik 2021, kur Rexhepi tashmë ishte arratisur në Kolumbi.

