Kronike
EMRI+FOTO/ U kap në ‘shtëpi bari’, Gjykata britanike dënon shqiptarin
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/03/policia-brit.jpg)
Një 32-vjeçar shqiptar u dënua me 14 muaj burg në Britani, pasi u kap duke punuar si ‘kopshtar’ në një ‘fermë kanabisi’. Bëhet fjalë për Ismen Keca, i cili ka mbërritur në Britani ilegalisht pak kohë më parë.
Në operacionin policor të 14 prillit, autoritetet britanike gjetën dhe sekuestruan 152 bimë kanabis, e cila vlerësohet deri në 150 mijë paund.
Gjatë seancës gjyqësore, Keca u dëshmoi se rruga për në Britani i kushtoi 7000 paund dhe duhet të punonte për t’i shlyer ato, si dhe për të dërguar para familjes së tij në Shqipëri. “Isha i detyruar! Kisha borxhe për të shlyer”, është shprehur sisipas mediave britanike, sakaq ka pohuar se për tre javë kishte fituar 300 paund.
![413912515.article 962](https://i0.wp.com/www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2023/06/413912515.article-962-302x350.jpg?resize=302%2C350&ssl=1)
Pas shlyerjes së dënimit prej 14 muajsh burg, 32-vjeçari shqiptar do të dëbohet nga territori britanik.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)