Connect with us

Sport

EMRI+FOTO/ Vdes në moshën 34-vjeçari futbollisti i Vllaznisë

Është ndarë nga jeta futbollisti i Vllaznisë Futsall në Shkodër, Ermir Lera. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë mëgjesin e sotëm në moshën 34-vjeçare.

Lajmi i rëndë ka tronditur sportdashësit në Shkodër, me sportistin që ka lënë hidhërim të madh te familjarët dhe miqtë.

Lera pësoi një aksident automobilistik dhe prej 10 ditësh ishte në reanimacion, duke luftuar për të qëndruar në jetë. Fatkeqësisht, futbollisti i sallave nuk ia ka dalë që të fitojë ndeshjen më të rëndësishme në jetë.

Veç lojës së futbollit, Ermir Lera ishte edhe mësues i edukimit fizik në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Shkodrës, ku prej kohësh mësonte të rinjtë për pasionin për sportin.

Tifozët shkodranë e mbajnë mend futbollistin Lera për lojën dhe golat e shënuar me ekipin e futsallës së Vllaznisë në sezonin e kaluar, teksa ishte ndër protagonistët kryesor të në shumë prej sukseseve të arritura.

E trishtë/ Futbollisti i Vllaznisë ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare -  Shqiptarja.com

Advertisement