Sport
Ëndërr e bërë realitet, Robin Krasniqi fiton titullin ‘WBC Silver’
Boksieri kosovar Robin Krasniqi bën ëndrrën realitet.
Pas plot nëntë raundeve boks në stadiumin “Fadil Vokrri”, Krasniqi e mposhti boksierin francez Nadjib Mohammedi duke fituar titullin WBC Silver në kategorinë e peshës gjysmë të rëndë.
Gjyqtarët e diskualifikuan Mohammedin për shkak të gabimeve të njëpasnjëshme, edhe pse ai ishte duke avancuar me pikë.
Vetë Krasniqi fitoren e së shtunës, 5 gusht 2023, ia dedikoi popullit të Kosovës.
“Falemnderit populli im, falemnderit Prishtinë, falemnderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën. Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu. Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin” shkruajti Krasniqi në facebook.