Connect with us

Sport

Endrick prezantohet te Reali: Jam i lumtur, emocione të papërshkrueshme

Endrick u prezantua sot si lojtar i Real Madrid. Në fjalën e tij, lojtari u shpreh tejet i emocionuar për përvojën e re.

“Jam shumë i lumtur. Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i madh i Realit dhe sot ndodhem këtu. Kjo është një çmenduri!

Nuk gjej fjalët e duhura për të përshkruar atë që ndiej në këto momente. Gjithmonë kam ëndërruar të vija këtu, ëndërr që po realizohet sot” – tha ai.

Advertisement