Connect with us

Kronike

Energjia ndez ‘fërkime’ në aksin Paris-Berlin

Marrëdhëniet mes dy vendeve po ftohen, aq sa këshilli i përbashkët i ministrave francezë dhe gjermanë – i anuluar më 26 tetorin e kaluar – mbetet i shtyrë për një datë për t’u përcaktuar.

Mosmarrëveshja për politikën energjetike është e qartë. Franca mbështet nevojën për një kufi çmimi dhe shkëputjen e gazit nga paketa e energjisë elektrike kurse Gjermania hedh poshtë hipotezën e tavanit të çmimit.

Në Këshillin Evropian, presidenti francez Macron i priti me irritim 200 miliardë eurot “maxi-mburojë”, shpallur nga qeveria gjermane dhe e synuar që kompanitë në Republikën Federale të frenojnë ndikimin e çmimeve të energjisë.

Një masë që lidhet me refuzimin e vendosur për kufirin e çmimit do ta ekspozonte Gjermaninë, me ‘arratisjen’ e saj të vetme përpara, në izolim, të paktën sipas mendimit të Macron.

Në frontin e infrastrukturës, gjërat nuk janë më mire. Edhe para luftës në Ukrainë, Parisi kishte shprehur kritika të ashpra për projektin ruso-gjerman të gazsjellësit Nord Stream 2, i cili më vonë mbeti ‘i ngrirë’.

Projekti i gazsjellësit MidCat, është një goditje tjetër për miqësinë franko-gjermane. Sipas Francës, projekti për të lidhur Gadishullin Iberik me Evropën Qendrore do të kishte përfituese kryesisht Gjermaninë dhe për këtë arsye nuk ka arsye pse infrastruktura duhet të paguhet nga Franca dhe Spanja.

Nga ana tjetër, Berlini vazhdon të luajë fort…

Vizita e fundit e kancelarit Olaf Scholz në Pekin, tregon se ‘pazari’ më popullor mbetet ai dypalësh, për paqen momentale të kohezionit evropian.

Advertisement