Sport
Enrique në lëvizje, synon yllin ‘katalanas’
Ardhja e teknikut spanjoll, Luis Enrique në krye të “gjigandëve” francezë të PSG solli një “revolucion” të vërtetë në “Parc des Princes”, teksa deri më tani kanë ardhur plot 6 lojtarë të rinj në kryeqytetin francez.Mirëpo, duket se merkato nuk do të mbarojë me kaq , tekniku “iberik” po kërkon të sjellë në Paris, një ndër talentet më premtues në botën e futbollit, spanjollin, Pedri.
Mesfushori ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh dhe pëlqehet shumë nga tekniku Luis Enrique, mirëpo pavarësisht vështirësive ekonomike që po kalon “katalanasit” e Barcelona nuk do ta lëshojnë kollaj “yllin” e tyre të mesfushës.