Connect with us

Rajon

Enver Bytyçi: Loja mashtruese e Vuçiç me Perëndimin

Profesori i shkencave politike Enver Bytyçi duke  komentuar zhvillimet e fundit politike mes Kosovës dhe Serbisë, tha se nëse presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, do të donte të dëshmonte dëshirën e tij për tu larguar nga Moska dhe për të përqafuar Perëndimin, do të duhej të kryente dy akte të mëdha politike e civilizuese.

Së pari, të pranonte genocidin serb të udhëhequr ose së paku të justifikuar prej tij në Bosnjë-Hercegovinë. Të shkonte në Srebrenicë së paku katër herë në vit e të ulej në gjunjë para viktimave të tmerrshme të kallashnikollëve të tij! Dhe së dyti, të kërkonte njëmijë herë ndjesë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë. Të lutej për faljen e këtij gjenocidi. Madje që në fillim të procesit të pajtimit me shqiptarët dhe jo në fund të këtij procesi, siç ia ka premtuar këtë kryeministrit të Shqipërisë. Pra jo mbasi të përfitojë territore ose kontroll shtetëror serb në Kosovë, por që ditën e parë të dialogut midis palëve. Ai nuk ka bërë asnjërën prej këtyre.

Bytyçi thotë se Aleksandër Vuçiç ka ditur të luajë, të mashtrojë dhe të gënjejë jo pak politikanë e diplomatë në Perëndim, në Evropë dhe në SHBA. U ka thënë se “dëshiron paqe, siguri, stabilitet”.  Se “dëshiron marrëdhënie të mira me fqinjët” dhe për këtë u ka sjellë rastin e marrëdhënieve të tij me Shqipërinë. Nuk ka perëndimor që të mos e besojë makinerinë mashtruese të presidentit të Serbisë, kur ai u thotë atyre se “Me Shqipërinë dhe marrëdhëniet me të ka bërë histori”

 

Advertisement