Connect with us

Shkrime

Enver Bytyçi sakaton ambasadorin amerikan Christofer Hill

Eufori foshnjarake e diplomatëve perendimorë, përfshirë ambasadorin Christofer Hill, është ajo që thuhet për “kthesën historike të Vuçiç drejt Perëndimit”!

Mesa duket këta diplomatë janë në kërkim të suksesit të tyre dhe për këtë shkak nuk lënë asnjë moment simbolik pa e shfrytëzuar për të bërë propagandë. Kam përshtypjen se duan t”i bindin shefat e tyre se po ia arrijnë ta bëjnë Serbinë jo vetëm anëtare te BE-së, por edhe anëtare të NATO-s.

Kështu ndodhi me rastin ditës së pavarësisë së Ukrainës. Presidenti serb urdhëroi administratën e tij të bëjë show-un e fishekzjarreve për ta festuar pavarësinë e Ukrainës dhe kaq mjaftoi që ambasadori amerikan në Beograd të ngrejë në qiell “kthesën” drejt perendimit të Serbisë!!! Se gjoja serbët “festojnë” ditën e pavrësisë së një vendi që lufton kundër aleatit historik e strategjik të vendit të tyre, Rusisë.

Në fakt Vuçiç e shfrytëzoi për të rikujtuar se “Çlirimi, liria dhe shtetësia që NATO i solli Kosovës është e paligjshme nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare”! Sesi mund të pajtohet përfaqësuesi i vendit kryesor e lideri NATO-s me këtë simbolikë të thënë haptazi, kjo është vërtet një paradoks i shkallës ekstreme.

Prandaj dhe euforia e shpallur për aktin e ditës së djeshme në përkujtim të ditës së pavarësisë së Ukrainës është jo reale, jo racionale, madje një lloj euforie që ve në pikëpyetje paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Vuçiç dhe bashkë me të, ambasadori Hill, duhet ta dinë se pa shqiptarët nuk merret asnjë vendim për Kosovën, madje as për Maqedoninë e Veriut dhe ndoshta edhe Malin e Zi. Dhe se vetëm me shqiptarët mund të ruhet paqja e stabiliteti rajonal.

Nëse zoti Hill ushqen iluzionin te Aleksandër Vuçiç se ndryshimi i aleancave serbe do të këmbehej me prezencën e Serbisë në Kosovë, atëherë ai vetëm se i hedh benzinë zjarrit ende të pashuar nga genocidi serb kundër shqiptarëve!

Advertisement