DOSSIER
“Enveri, bukurosh e simpatik, zuri një të dashur 35-vjeçare, pronare e një hoteli”
Pas arrestimit dhe ndarjes nga vëllai i vogël, Aris, gjatë gjithë rrugës deri te Dega e Brendshme, oficerët nuk kishin shkëmbye asnjë fjalë me Gencin, i cili gjendej midis tyre, që kishin nxjerrë revolverët dhe i mbanin në prehën. Auto-vetura, një “Fiat” 1100, mbas pak minutash u ndal para hyrjes së Degës, ku erdhën dy policët dhe e morën për krahu, ashtu duar lidhur e drejt e brenda banesës. Aty ndërhyni toger Mit’hati që, seç u tha policëve, të cilët ia hoqën prangat dhe e hipën në katin sipër, ku hapen një derë dhe e shtynë brenda.
“Këtu të rrish, qen bir qeni”! Genci, si hyni shikoi rrotull dhe në një qoshe pa disa shtresa ku rrinte një njeri, i cili ishte ngrit pakëz mbi bërryl duke vështruar të ardhurin që i dilte і panjohur.
“Kush je ti e pse të kanë sjellë këtu”? Genci nuk nguroi dhe iu përgjigj drejt.
– “Quhem Genc Pervizi e, s’e di pse me kanë sjellë në këtë dhomë”.
– “Mos je bir’ i gjeneral Pervizit? Eja këtu se do të kesh ngrirë ftohtit. Unë jam një mik i familjes suaj, quhëm Syrja Selfo”.
Si e mori vesh se kush ishte, Genci iu afrua. Syrjaj і hapi vend që të futej nën mbulesat. Genci e hoqi pallton dhe u shtri pranë Surjajt, ku e mori pak veten. Ata biseduan do kohë me njeni tjetrin, duke shkëmbye mendime rreth gjendjes tyre.
Syrja Sellfon, e mbanin aty të izoluem në atë dhomë prej ma se një viti. I lejonin sende ushqimore nga ma të ndryshme dhe paqeta cigaresh, deri dhe “Camel” qё shitёshin nё dyqanin me valutё. Ishte një familje e pasun, dhe Syrjaj, ndonëse i burgosur, nuk vuante nga nevojat jetësore. Kishte pra, një trajtim të veçantë, sa që і tha Gencit:
“E kam marrӫ vesh se ç’ju ka gjetur. Sa të jesh me mua, mos u bej merak se nuk do të mungojë asgjë. Mos u çudit. Këtë trajtim ma bëjnë se, kam qenë shok fëminije e shkolle me Enverin“. Pastaj biseda kishte kalue në arsyet e arrestimin e burgosjes së Gencit. Kur Syrjaj e mori vesh, si kishte shkue puna, tha:
“Më i lumtë gjeneralit, që ua ka hedhur këtyre qenëve. Apo nuk do kenë plasur nga inati e marazi. Yt atë njihej si një ushtarak і lartë por edhe trim. Me këtë aksion të guximshëm e ka treguar më së miri veten“.
Pastaj Syrjaj, i tregoj Gencit historinë e tij. Ai e dinte se Genci mund të mendonte, se çdo Syrjaj këtu në burg, kur ai ka pas shok fëminije e shkolle Enver Hoxhën? Kështu і tregonte se, si kishte vazhdue filloren me Enverin në Gjirokastër, e pastaj kishin mbarue Liceun Francez të Korçës. Si rrjedhim, kishin shkue në Paris, për studimet e larta universitare me bursa të shtetit. Syrjaj nuk kishte marrë bursë. Familja tij ishte e pasun dhe і përballonin vetë shpenzimet shkollore e jetësore.
– “Enveri nuk і ndiqte studimet dhe bursën e përdorte pe qejfet e veta. Bukurosh e simpatik, bënte aventura me femrat. Dhe gjeti një pronare te një hoteli, 35 vjeçe, që e zuri dashnore. Kështu siguroi ngrënien e fjetjen qyl, për do kohë. U prish me atë grua sepse ajo, e kishte pikasë që mbante marrëdhënieje me një femër tjetër. Mbeti keq, sepse i’u pre edhe bursa, nga që nuk e kishte ndjekur universitetin dy vjet. Unë e ndihmoja sa me shty ditët. Doli një mik (thonë kunati Bahri Omari), që ia siguroi një punë pranë Konsullatës shqiptare në Belgjikë, ku Konsull Nderi ishte një diplomat hollandez. Por edhe këtu s’di ç’bëri edhe e hoqën nga ajo punë dhe u kthye në Shqipëri.
– Përveç meje si shok rinie, ishte kunati Bahri Omari që, e përkrahte dhe e ndihmonte. Kështu ai u caktua si mësues në Liceun Francez nё Korçё dhe aty hyri në rrethin e intelektualëve”.
Nuk vuante nga nevojat jetësore. Kishte pra, një trajtim të veçantë, sa që і tha Gencit:
– “Kështu gjatë pushtimi italian, u mor si organizator i Partisë Komuniste, deri sa arriti të zgjidhet si sekretar і saj, dhe u vu në udhëheqje të Luftës Nacionalçlirimtare, duke gëzuar mbrojtjen e ndihmën e Bahri Omarit dhe t’imen. Janë disa mija napolona floriri që і kam dhënë, si ndihmë për Luftën. I kisha siguruar dy banesa për aktivitetin e fshehur tё tij. Sigurisht se edhe ne ishim kundër pushtimit italian e gjerman. Jam takuar normalisht me të disa herë si shokë të mire. Por si і shpërbleu ai, gjithë këto të mira që і vinin prej gjirokastritëve të tij?
Bahriun e pushkatoi dhe mua siç e sheh, ka lejuar që të arrestohem e të burgosëm. Pse, si thua ti, a nuk e di ai se ku gjendem?! E di fort mirë. Siç e sheh më trajtojnë mirë prej fjalës tij. Por dardha e ka bishtin prapa, dhe jam shumë pesimist për t’ardhmen time. Ai është një tip shumë i keq dhe і kamufluar. Është mizor. Me Bahriun e tregoi hapur. Tani me ka ardhur radha. Veç Perëndia e di, se çdo bëhet me mua”.
Genci kishte dëgjuar me vëmendje dhe і dha të drejtë. Më mire se Syrjaj, nuk mund ta njihte kush tjetër Enverin.
Gencin e lanë disa dit rehat pa i thanë gjë, pastaj e morën hetuesit. Kush ishin këto hetues? Po vetë dora e kriminelëve, ata që e kishin arrestua, Skënder Kosova dhe toger Mit’hati.
– “A e di Genc pse te kemi thirrur”? i foli Skënderi ndërsa i zgjaste një cigare. Genci e pranoi, për të pa se ku donte të dilte.
– “Ti ke studiuar jashtë shteti, nӫ Itali, ku ke mbaruar Shkollën e Aviacioni. Kjo të nderon. Ne duam të merremi vesh me ty me të mira. E kuptojmë se të ka shty dashuria atërore për ta ndihmuar babanë. Kjo është e natyrshme. Si thua”? Genci e kuptonte dredhinë e tyre, për ta fut në kllapa, por bënte sikur po i dëgjonte me vëmendje fjalët e tyre.
– “Mirë, – tha, – që më jepni të drejtë, por unë nuk kisha si me veprue ndryshe, kur ai me kërkoi ndihmë, në ato çaste të vështira. Nuk mund ta lija në baltë e në mëshirë të fatit”.
– “Dakord për deri këtu. Por ne duam të dimë se kush tjetër u përzje në këtë çështje, përveç juve të katërve, e kush ishin e kush janë miqtë e tij në Tiranë. Gjithashtu me na tregue se ku ai strehohej në mal. Kaq. Dhe do të mbetemi miq”.
Genci e kuptoi se do të fillonte hetuesia sipas metodës së njohur të keqtrajtimeve e torturave. Nuk e dha veten por u detyrua të përgjigjej.
– “Ju vetë me thatë se, unë i kam ndjekur studimet jashtë shtetit, dhe si pasojë unë nuk njoh askënd në Shqipni e, nuk di se kush mund të jenë miqtë e prindit në Tiranë, as gjetkë. Sa për ku është strehuar në mal, unë nuk njoh asnjë vendas, e nuk kam pas asnjë kontakt me to, e nuk kam shkel kurrë në ato zona”.
– “Ashtu? Ti nuk ditke asgjë?! Po kujt ia thua ti ato proçka?! Tani ndryshon trajtimi ndaj teje. Vetë e kërkove. Ne të ftuam si njeri i kulturuar dhe i arsyeshëm. Ja ti, do të na na tregosh me të mirë, ja ne do të bëjmë të vjellësh gjithçka që mban fshehur në bark”, i tha kapiteni.
– “Unë nuk njoh asnjëri, dhe ju bani ç’të doni se prej meje nuk del një gjysmë fjale”.
Në këtë çast, kapiten Skënderi nuk ishte përmbajt dhe ia kishte ngjesh Gencit një pëllëmbë me sa force kishte, që e bani të rrëzohej nga stoli. Mit’hati nga ana tij, i hipi me shqelma. Aty filloi një rrahje kafshore mbi trupin e Gencit, tashmë i shtrimë për tokë, në mëshirë të xhelatëve.
– “Ja trego, ja shpirtin do ta nxjerrim”, u çjerr kapiteni, dhe thirri dy policët, që rrinin te dera. “Përkëdheleni si duhet këtë armik të betuar, – u tha,- deri sa të pranojë kushtet tona”.
Policët u hodhën mbi Gencin dhe e banë pelte, me shqelma te këpucëve me thumba metalikë dhe me grushta, duke e lanë të shtrimë si të vdekur, në dyshemenë e qelisë. “Merreni dhe hidheni në dhomën e tij këtë kërmë”. Urdhëroi toger Mit’hati.
Policët e tërhoqën zvarrë Gencin, deri në dhomë ku e hodhën si thes me lecka. Genci qëndroi ashtu i shtrimë që, nuk lëvizte dot nga rrahja e egër. Atëherë Syrjaj, ishte çue dhe e kishte marrë ashtu rrëshqanas dhe vendosun mbi dyshek.
“Ku janë miqtë e tij në Tiranë. Gjithashtu me na tregue se, ku ai strehohej në mal. Kaq. Dhe do të mbetemi miq”.
I pafuqishëm siç ishte katandisur, і kishte humbë ndjenjat duke kalue në një gjumë të rëndë.
Kaloi si kaloi ajo natë, dhe nga mëngjesi, Genci kishte ardhë pak në vete. Me trupin e sakatuem, si mos ma keq. Syrjaj i erdh përsëri në ndihmë, duke i ushqye me zor qumështin e, duke i vu një cigare në buzë. Pas do kohe, Genci mundi me fol dhe i tregoi Syrjajt si kishte shkue puna.
– “Mos prano në asnjë mënyre me fol e, me citu ndonjë emër. Atëhere ke mbaru fare. Ua njoh turirin këtyre bishave”.
Genci veç se aprovonte me kokë se, nuk kishte fuqi të fliste. Sjellja fisnike e Syrjajt, i kishte dhanë kurajo dhe andej nga mbrëmja, mundi të shkëmbente ndonjë fjalë me të. Genci i tha, se kurën e kurës, sikur ta rripnin për së gjalli, nuk do të dilte një fjalë prej gojës tij.
Ky ishte vetëm fillimi. Pasi e linin dy tre dit rehat, e merrnin dhe e torturonin me, çdo lloj metode shtazarake. Ndër te tjera, duke qenë se bënte një të ftohtë acar, e lakuriqën në të mbathura dhe e lidhën pas shkallëve si të kryqëzuam dhe e lagën me ujë, duke e lanë gjithë natën aty, që po ngrinte kallkan. Kur e hodhën në dhomë, ai nuk ishte kurrkund dhe dhëmbët ishin shtrëngua aq fort, sa që Syrjaj duke dashur t’i jepte me pi qumësht, mezi i’a hapi, duke përdorë si levë bishtin e lugës, në rrezik me i thye dhëmbët.
Një fakt që u muar vesh ma vonë, ishte se edhe tre të tjerët, Ndue Lleshi e Llazi Sterjo, si dhe Zoja Marta Doda, nuk kishin pranue me përmend emra të tjerë, sado që i kishin torturue. Kjo ishte një befasi edhe për hetuesit. Sa që erdhi puna që Gencin e lanë rehat e, nuk e torturuan ma. E kishin kuptua se nuk dilte gjë prej tij. Por ç’ndodhi? Filluan të marrin në pyetje Syrjanë. Fillimisht pa e prek me dorë. Qëllimi ishte që ai të tregonte për Enver Hoxhën, që e kishte pas shok të ngushtë gjithë jetën.
Me kë shoqӫrohej nӫ Paris, shqiptarӫ apo tӫ huaj. A kishte ndonjӫ lidhje. Si sillej moralisht. A e ke ndihmuar me pare. Po nӫ Shqipӫri, me kӫ shoqӫrohej. Kush e pӫrkrahte. Sa napolona floriri i ke dhenӫ, e tjera profka. Ç’ishte kjo? Pse? Syrjaj nuk kishte pranue me thanë asgjë. Atëhere hetuesit, kishin kalue në tortura të vazhdueshme. Gjithmonë natën. Syrjaj shfryhej me Gencin. Ai nuk e kuptonte se, ç’donin të nxirrnin prej tij? Ç’hynte Enveri në këtë mes? Ai nuk і binte në të asaj çështje.
Ishte ndoshta një luftë e brendshme e partisë, ku donin të diskreditonin Enverin; apo ndërhyrja e jugosllavëve, që kontrollonin gjithë situatën e, donin me gjet shkak me e eliminua Enverin?! Mos vallë një lojë e Koçi Xoxës që, bënte ligjin në organet e Sigurimit? Kjo mbeti mister. Syrjajn e kishin torturue si mos ma keq dhe e trajtonin mizorisht. Për çudi, ndihmat nuk ia kishin ndërpre, me u dhanë me kuptua familjarëve se, vazhdonin ta trajtonin mire. Ndërkaq Syrjaj, filloi të mos jetë ma në vete, por të kalonte në një fazë çmendurie.
Aq të rënda ishin torturat. Sa që ishte Genci tashti që і vinte në ndihmë, duke i ushqye qumështin dhe ushqimet e tjera, si një fëmijë. Arrit puna që Syrjajn ,kur e binin në dhomë, e lidhnin pas termosifonit dhe e linin aty gjithë kohën. Genci, mundohej me і shërbye dhe qetësue. Syrjaj tashmë, s’ishte fare në vete. Një ditë, kur e sollën aty dhe e lidhen pas termosifonit, oficerët і thane Gencit:
– “Shiko ti Genc, tash e mbrapa ti, do të përgjigjesh për të”.
– “Çfarë? Unë të përgjigjem për të? Në asnjë mënyrë! Unë përgjigjem vetëm për veten time. Nuk marr përgjegjësi për jetën e të tjerëve”. Genci ishte detyrue të fliste ashtu, sepse u kuptue se Syrjaj, ishte në çaste e fundit, dhe po t’і ndodhte e keqja që pritej, e ngarkonin me përgjegjësi. Kuptohej se ai nuk mund t’і duronte ma gjatë ato tortura. Gernci, kishte konstatue se mbi Syrjanë, bahëshinn tortura çnjerëzore ma të rënda, se ato që kishte kalue ai vetë. Pse? Kjo do tё mbetёr mister!
Me kundërshtimin që bani Genci, a do ti që e hoqën prej aty dhe e mbyllën dhe e izoluan në një qeli të veçante! Kishin heq dorë nga torturat dhe e mbanin të izoluem me bukë e ujë.
Para se të ndahej prej Syrjajt, e kishte përqafu duke і dhanë kurajo. Syrjaj і ardhur pak në vete, e kishte falenderue, duke i thanë lamtumirë se, nuk besoj se do shihemi ma në këtë botë.
Mbas pak ditësh që Gencin e kishin nxjerrë për nevojat personale, nga pakujdesia e rojës, ç’ka me pa aty kalimthi? Nën shkallët, kishte dallue të hedhur trupin e pajetë të Syrjajt. Si duket atë natë, u kishte mbet në dorë nga torturat çnjerëzore?! I shkreti Syrja! Një burrë aq fisnik e kurajoz, që nuk ishte dorëzue para trajtimit mizor dhe torturat e hatashme. E pse? Kjo do tӫ mbetej mister gjithë kohӫn…!
U hap fjala se e kishin pushkatue. Aspak e vërtetë. Genci ishte një dëshmitar faktik që, e dinte shumë mire se si, e kishin mbytë në qelitë e asaj Dege të mallkueme të Shallvareve, në qendër të Tiranës. Poshtërsia binte mbi Enver Hoxhën që, nuk e luajti gishtin për ta shpëtue. Por edhe e kundërta, mund te kishte dhanë urdhën që ta trajtonin ashtu, për të pa se çdo të thoshte e të nxirrte për të. Kunatin, Bahri Omarin, e kishte zhdukun drejtpërsëdrejti, duke e pushkatue.
Ndërsa Syrjanë, e eliminoi në një mënyrë të tillë që, të mos і mbetej barra atij, gjoja që kishte ndodhë pa dijeni të tij nga intrigat e Koçi Xoxes, mbi të cilin u shkarkuan shumë krime, pavarësisht se në ato kishte gisht vetë diktatori Enver Hoxha. Syrjaj shkoi si njӫ kurban i flijuam i idhullit tӫ komunizmit dhe ma mirӫ me thanӫ si, njӫ kurban i sakrifikuem diktatorit, tӫ kӫtij farsoj njeriu, i adhuruar si idhull nga ndjekӫsit e tij, e çfarë idhulli, njӫ pӫrbindӫsh i vӫrtetӫ gjakatar.
Shёnim: Kjo asht e vёrteta se si pёrfundoi i ndjeri Syrja Selfo, nga njё dёshmitar i mirёfilltё qё ndau burgun me tё, siç ishte Genc Pervizi. Ajo qё jepet nga vetё Enver Hoxha qё, Syrjaj paskej qenё denuar nga njё gjyq dhe pushkatuar, ёshtё njё trillim neveritёs, pёr tё justifikuar vdekjёn e shokut e mikut tij, qё u mbeti nё duer xhelatёve qё e torturonin. Ky shёnim tё vlejё pёr tё marrё vesh mirё, se si pёrfundoi ai burrё, me njё karakter aq tё fortё e tё pathyeshёm. Tregimi i marrё nga vellai im, Genc Pervizi, jepet pёrherё tё parё, si dёshmi demaskuese e krimeve tё komunizmit dhe tё vetё diktatorit gjakatar e katil qё, sakrifikoi deri dhe t’afёrmit, miqt e dashamirёt, qё e kishin ndihmuar e pёrkrahur sinqerisht e, me mirёbesim tё plotё. Por siç thotё Shekspiri, «S’ka gjё mё tё hidhur se sa mosmirёnjohja», aq mё tepёr kur ajo shpёrblehёt me krime.
Para se të ndahej prej Syrjajt e, kishte përqafue duke і dhanë kurajo. Syrjaj і ardhun pak në vete, e kishte falënderue duke i thanë lamtumirë, se: “Nuk besoj se shihemi ma në këtë botë“./ Memorie.al