Connect with us

Pinknews

Epsh se’ksual në verë/ Zhaklin Lekatari nxjerr zbuluar çiftet e reja

E ftuar ne nje emision Zhaklin Lekatari për të folur rreth stinës së verës dhe romancës që ajo sjell. Tre studime të ndryshme në Angli zbulojnë anë unike të romancës në verë, që nga rritja e aktivitetit seksual e deri te tradhtia e shtuar.

Shumë studime thonë se vera lidhet me një aktivitet të rritur romantik me dhe pa aspektet e saj të padëshirueshme, si tradhtia. Pse ndodh kjo?

Është e vërtetë që vera sjell rritje të aktivitetit seksual. Kam publikuar dhe vetë për këtë dhe shumë studime thonë se ka një rritje të aktivitetit hormonal nga ana biologjike gjë që rezulton në rritje të aktiviteteve seksuale. Veshjet që kemi janë më të lehta dhe tregojnë format e trupit tonë, kemi më shumë dëshirë dhe epsh sepse jemi me pushime, kemi më shumë kohë të lirë dhe klima është e mirë sepse të lejon që pjesën e kohës tënde ta kalosh jashtë.

Studimi i parë etiketon të shtunën e 20 korrikut, specifikisht, si data më e mirë për aktivitete romantike. Përse ekziston kjo lidhje?

Seksologët e sotëm, nuk po them të “vjetrit” sepse shkenca e seksologjisë lindi pas viteve ’70, shohin se jeta moderne është shumë aktive dhe e lodhshme. Mendo se çfarë ke për të sistemuar gjatë ditës. Ushtrime fizike, puna, marrëdhëniet profesionale, mbajtja e një hobi dhe shumë të tjera. Ke më pak kohë në dispozicion, kështu që sapo takon një njeri tjetër në kohën tënde të lirë, ke një shpërthim hormonal. Shumë mendojnë se dashuria është spontane dhe misterioze, por mënyra si e jetojmë jetën sot kërkon një kohë të caktuar për çiftin dhe marrëdhëniet seksuale, sipas mendimit tim. Nëse kjo kohë shprehet me një rritje të aktivitetit seksual midis çifteve, si një mënyrë që ata të ushqejnë marrëdhënien e tyre, atëherë ashtu qoftë.

Studimi i dytë thotë se ditët më të këqija ishin e hëna, e marta dhe e mërkura. Je dakord?

Është normale, ato janë ditët që nisin javën dhe të pret puna menjëherë. E bën më keq fakti që sapo ke dalë nga fundjava, ditët e tua të pushimit. Sidomos në ditën e hënë, ti nuk ke energji, je i zymtë dhe i integruar në punën që bën dhe ke pak kohë të lirë. Vjen fundjava dhe fokusohesh më shumë tek vetja, gjë që kur të ikën, e bën fillimin e javës shumë të hidhur.

Pjesa e tretë fliste për tradhtinë në stinën e verës. A do të thoje se tradhtojmë më shumë?

Po, ka të bëjë me të gjithë elementet që thamë. Më shumë aktivitet fizik që çon në më shumë kontakte dhe prezantime me njerëz të rinj, që sjell rritje flirtimesh dhe dëshirë për emocione të reja, që çon në dëshirën për aventura të reja, e cila përfundon në tradhti.

Çfarë do quaje tradhti?

Ka shumë faktorë që çojnë në tradhti. Mungesa e besimit dhe tejkalimi i limiteve është një nga këto dhe rrjedh nga prishja e paktit moral që dy individë kishin me njëri-tjetrin. Është çështje komplekse, ndryshon nga çifti në çift dhe marrëdhënia që ata kanë. Nuk më pëlqen si e trajtojmë tradhtinë në Shqipëri. Në vende perëndimore, tradhtia merret si një situatë komplekse dhe me tolerancë, kurse në kultura më të mbyllura, ajo është një krim i madh. Pasojat janë shumë të dhunshme, në disa nga këto kultura gratë gjuajnë me gurë ose ndëshkohen publikisht. Tani, për t’iu kthyer vendit tonë. Në Shqipëri, kemi një ndjesi shumë të egër që na thotë se patjetër duhet të hakmerremi në rast tradhtie dhe se të hakmerresh në mënyrë të dhunshme është e pranueshme. Kjo më duket e tmerrshme. E kuptoj që jeni të lënduar emocionalisht, por nuk vuani vetëm ju nga pasojat e tradhtisë, siç ishte rasti i asaj zonjës që u hodh nga ura e Bunës, tani vuajnë tre familje të ndryshme si shkak. Duhet të krijojmë një hapësirë më tolerante ku zgjidhja e parë nuk duhet të jetë dhuna ose vrasja.

Do ta falje tradhtinë?

Varet nga rrethanat, konteksti, prioritetet vetjake, momenti dhe se në çfarë faze jete jam unë dhe ai personi. Në botën e sotme duket, divorci është bërë një temë politike, konsiderohet si ndonjë e drejtë vetjake që shërben për ta bërë më të lehtë largimin nga një marrëdhënie sesa faljen apo rindërtimin e saj, gjë që mendoj se njerëzit duhet ta praktikojnë.

Advertisement