Connect with us

Aktualitet

“Era e vdekjes është në ajër”, këngëtari britanik rikthen kujtimet e luftës së Kosovës në koncert

Këngëtari britanik James Blunt gjatë koncertit të tij në Glassgow në Skoci, ka kujtuar luftën në Kosovë gjatë kohës që ai ka shërbyer si ushtar. Gjatë koncertit të tij, ai performoi këngën “No Bavery” dhe në sfond u shfaqën imazhe të shtëpive të djegura dhe fëmijëve që përjetuan atë periudhë të errët.

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Ilir Kapiti, ka postuar në rrjetet sociale, një moment nga koncerti i James Blunt në Glasgow.

“Mbrëmë në Glasgow, kënga “No Bravery” e James Blunt përmbledh në mënyrë prekëse gjenocidin e Luftës së Kosovës, të kryer nga ushtria serbe, duke ngjallur reflektim të thellë mbi vuajtjet njerëzore”, shkroi Kapiti përkrah videos.

James Blunt e ka dokumentuar atë realitet edhe në videoklipin e kësaj kënge që është publikuar 13 vite më parë

Advertisement