Connect with us

Kosova

Era pas shpine e Rezolutës për Srebrenicën, acarohen marrëdhëniet

Sociologu Vladimir Vuletiç vlerësoi se Rezoluta për Srebrenicën do të jetë një goditje në shpinën e shumë njerëzve dhe se gjëja më e rrezikshme është se të gjithë janë të vetëdijshëm se miratimi i saj do të çojë në një shtrëngim të marrëdhënieve në rajon.

“Fatkeqësisht, rezoluta për Srebrenicën do të jetë një erë në shpinën e  shumë njerëzve. Unë besoj se ka disa lloje të sinkronizimit kur bëhet fjalë për votimin në Këshillin e Evropës dhe kur është fjala për rezolutën për Srebrenicën. Dhe përsëri, kjo nuk është asgjë e re. Dhe përderisa ekzistonte një shtet i përbashkët, Serbia ishte vazhdimisht në një lloj klinch-i. Ndjenja se vendi më i madh në rajon, dhe më pas republika më e madhe, është më e fortë, I ka bashkuar gjithmonë të gjithë të tjerët. Tani kemi një problem shtesë” – ka thënë Vuletić dhe theksoi se problemi më i madh tani është se miratimi i një dokumenti të tillë mund të çojë në shtrëngim të marrëdhënieve në rajon dhe se rreziku më i madh qëndron në faktin se të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë.

“Kjo është ajo që më frikëson. Nëse të gjithë janë të vetëdijshëm, atëherë lind pyetja nëse ata vërtet e duan rezolutën. Sepse nëse në fillim të konfliktit në Ukrainë çështja më e rëndësishme ishte stabiliteti i rajonit dhe shmangia e çdo konflikti, tani nuk është më kështu” –  theksoi socialogu serb dhe shtoi se interesat e dikurshme politike ishin përcaktuese në marrjen e vendimeve të fuqive të mëdha dhe se aktualisht “rrotat po thyhen” për shkak të zgjedhjeve në SHBA, luftës në Ukrainë, por edhe pozicionit të Izraelit, i cili, siç theksoi Vuletiç, po e humbet mbështetjen morale në botë.

“Konflikti që do të sillte fitore të menjëhershme dhe të lehtë mund t’i përshtatet presidnetit Biden. Kujtojmë se edhe para zgjedhjeve te para 4 viteve, Donald Trump u paraqit si dikush që zgjidhi, me një takim të vetëm, një konflikt që zgjaste për dekada. Nuk do të habitesha nëse sot skuadrat e tyre politike, do të kishte projekte që do të ishin vërtet katastrofike për rajonin” – deklaroi Vuletiç duke sjellë në kujtesë se Rezoluta për Srebrenicën ishte përgatitur në fshehtësi dhe se ajo u bë e ditur vetëm kur iu propozua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

I pyetur se sa e shqetësuar duhet të jetë Serbia për qëndrimin e fqinjëve të saj që pa mëdyshje e mbështetën atë dokument, Vuletiç theksoi se problemi kryesor me të cilin përballet Serbia është se, ndryshe nga të tjerët, ajo po përpiqet të udhëheqë një politikë të pavarur dhe se historia ka treguar se strategjia e fuqive të mëdha është që vazhdimisht të “mbajnë nën kontroll shtetet e vogla”. Megjithatë, theksoi ai, më së shumti shqetësues duhet të jetë fakti që bashkë-sponsorizues të dokumentit janë edhe vendet me të cilat Serbia nuk është në konflikt të drejtpërdrejtë, si pershembull Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia.

Sipas tij, nuk ka dyshim se situata e re rreth Rezolutës për Srebrenicën do të ndikojë edhe në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në rajon. Megjithatë, ai nuk beson se Serbia do të ndërmarrë hapa radikalë që mund të interpretohen si “hakmarrje”.

Si shembull të marrëdhënieve të dëmtuara në rajon, ai përmendi kundërshtimin gjithnjë e më të zëshëm të politikanëve nga rajoni ndaj anëtarësimit në Ballkanin e Hapur, apo siç u njoftua së fundmi nga kandidatët presidencialë shqiptarë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani apo Arben Taravari, se do të kërkojnë rrugëdalje nga kjo nismë.

Advertisement