Kosova
ERDHI APOKALIPSI/ Kosova dhe Serbia mes tragjedisë së pashmangshme pas Fitores së Trump
Me rikthimin e Donald Trump në Shtepine e Bardhe shtrohet pyetja se ku ndodhet Serbia dhe Kosova në hartën gjeopolitike të botës dhe si do të ndikojë politika e jashtme e Trump në Ballkan.
Dhe teksa në Beograd e pritën me padurim fitoren e republikanëve, kurse në Kosovë pllakosi heshtja, kujtojnë Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në shtator te vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministri athershem i Kosovës, Avdullah Hoti.
Marrëveshja në fjalë u prit me kritika të forta nga opinioni vendas, pasi Serbia, ndër të tjera, u angazhua për pezullimin e fushatës për parandalimin dhe tërheqjen e njohjes së Kosovës për një vit, ndërsa Prishtinës, nga ana e saj, iu ndalua aplikimi për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare gjatë së njëjtës periudhë. Në të njëjtën kohë, Serbia pranoi të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, ndërsa Izraeli dhe Kosova e njohën njëri-tjetrin dhe vendosën zyrtarisht marrëdhënie diplomatike.
Në një intervistë për median serbe NIN, studiuesi i lartë i Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë Vuk Vuksanovic tha se është e vështirë të ndryshohet politika e jashtme amerikane, veçanërisht ndaj çështjeve që konsiderohen periferike duke pasur parasysh numrin e madh të sfidave me të cilat po përballen Shtetet e Bashkuara brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, ai theksoi se disa korrigjime janë ende të mundshme.
“Nuk pres ndonje lloj levizje te forte, pasi për amerikanët Kosova është një histori e përfunduar. Por çështjet rreth të cilave Uashingtoni mund të shkoj ne favor te Beogradit janë statusi i komunitetit serb, sidomos në veri të Kosovës, çështjet ekonomike dhe autonomia e monumenteve fetare dhe kulturore serbe në terren” – theksoi Vuksanovic, duke shtuar se “këto janë disa çështje për të cilat Beogradi potencialisht mund të “pazar” me Uashingtonin, me shpresën se ata mund të arrijnë një marrëveshje më të mire”
“Sidoqoftë, ka më shumë arsye që Aleksander Vuçic të jetë i lumtur për fitoren e Trump se sa Albin Kurti” – tha Vuksanovic.
Nga ana tjeter, Ambasadorja Branka Latinoviç u shpreh se është e mundur të kthehemi në ndonjë lloj varianti që ishte aktual kur u nënshkrua, si Marrëveshja e Uashingtonit.
“Mendoj se kjo nuk është për shkak se vendet e Bashkimit Evropian, në radhë të parë Gjermania dhe Franca, kanë vendosur ndikimin e tyre shume te fuqishme në strukturën politike në Prishtinë. Kjo i referohet kryesisht propozimit të presidentit francez dhe kancelarit gjerman, i cili eshte zbatuar përmes Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, dhe kjo mendoj se do të jetë ajo që administrata amerikane do të dëshirojë të mbështeste” – theksoi Latinović.