Connect with us

Kosova

Erdogan bën thirrje për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Turqisë dhe Presidenti i Serbisë janë takuar gjatë një sesioni me dyer të mbyllura në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York të SHBA-së, ku përveç raporteve dypalëshe dhe çështjeve globale, kanë diskutuar edhe për stabilitetin rajonal, posaçërisht rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Erdogan, në bazë të një komunikate për shtyp të lëshuar nga presidenca turke, dhe transmetuar më pas nga agjencitë e lajmeve gjatë ditës, ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke e cilësuar këtë proces “thelbësor” për ruajtjen e paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Turqia ka shprehur disa herë gatishmërinë të kontribuojë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili aktualisht është nën patronazhin e Bashkimit Evropian (BE). Në përgjithësi, procesi është karakterizuar nga tensionet midis dy fqinjëve, posaçërisht rreth veriut të Kosovës të banuar me serbë.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e BE-së vitin e kaluar. Megjithatë, përkundër insistimit të diplomatëve evropianë se marrëveshjet janë ligjërisht obligative për të dyja palët, ata nuk kanë arritur t’i bindin liderët e Kosovës dhe Serbisë që të fillojnë implementimin e tyre.

Advertisement