Kosova
Erdogan fut duart në dialog/ Vjen mbështetja e madhe nga Ankaraja
Turqia ishte ndër të parat që njohu pavarësinë e Kosovës, dhe dihet “simpatia” e Presidentit Erdogan ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Ankaraja është shumë më përpara se “donatorët” e tjerë në ndërtimin e ushtrisë së Kosovës duke e furnizuar me armë, përfshirë automjete te blinduara dhe dronë. Megjithatë, Ankaraja kujdeset të mbajë marrëdhënie të mira edhe me Beogradin, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për bashkëpunimin ekonomik dhe shume analiste besojne se Turqia ndoshta mund të përdorë ndikimin e saj në Kosove edhe më shumë kur bëhet fjalë për dialogun në Bruksel. Gjithashtu nuk duhet harruar se komandanti i KFOR-it është gjenerali turk Ulutash, dhe se për nga numri i ushtarëve në këtë mision, Turqia është në mesin e tre vendeve të para.
Prof. Dr. Irfan Kaja Ulger nga Universiteti Kocaeli i Turqisë tha se Turqia ka lidhje historike dhe kulturore me rajonin dhe se marrëdhëniet e ngushta të Ankarasë me Shqipërinë dhe Kosovën nuk përbëjnë kërcënim për Serbinë.Ai gjithashtu beson se Ballkani Perëndimor sot është një zonë tampon midis fuqive të mëdha.
“Nga njëra anë BE-ja dhe SHBA-ja, nga ana tjetër Rusia dhe madje edhe Kina duan të vendosin dominim në ketë zonë. Turqia është e vetëdijshme për të gjitha këto dhe duke përdorur këto marrëdhënie dhe ndikimin e saj në Serbi, kërkon të parandalojë thellimin e konfliktit. Erdogan ka marrë një ose dy herë iniciativën në këtë kontekst. Ai ia ka bërë të qartë veçanërisht Aleksander Vuçicit se duhet të respektojë integritetin territorial të Kosovës. Dhe nëse Serbia mbështet separatistët në Kosovë apo Bosnje dhe Hercegovinë, Turqia është kundër ketij plani” – deklaroi Ulger
Kur është fjala për bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, gjegjësisht blerjen e pajisjeve nga Prishtina, ai theksoi se Ankaraja u shet produkte të industrisë së mbrojtjes shumë shteteve, përfshirë Kosovën.
“Njëra pas tjetrës vendet e rajonit po hyjnë në NATO nga njëra anë dhe në BE nga ana tjetër. Në keto rrethana, politika e balancuar e Turqisë nuk duhet të shqetësojë askënd, por është në interes të nacionalizmit serb, i cili ka ambicie ekspansioniste, të marrë parasysh faktorin turk” – theksoi profesori nga Universiteti i Koçaelit.
Ndikimi i Turqisë, tha ai, është i madh në Kosovë dhe mbeshtetja per Prishtinen, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si ushtarakisht, politikisht dhe ekonomikisht.
Ai ka treguar se edhe nëse Amerika merr një vendim izolues për t’u tërhequr nga Kosova, turqit nuk do ta bëjnë dhe theksoi se në Kosovë janë më të pranishëm ushtarakisht se sa SHBA-të