Politike
Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një prezantimi inovativ, tërhoqi vëmendjen e liderëve evropianë, ku këta të fundit u shfaqen si fëmijë, e cila gjë u realizua përmes Inteligjencës Artificiale.
Gjatë një deklarate për mediat, Erdogan u ndal te mënyra kreative me të cilën kryeministri shqiptar Edi Rama prezantoi homologët në këtë ngjarje ndërkombëtare.
“Shqipëria bëri diçka interesante në prezantim. Ajo solli në ekran krerët e shteteve dhe kryeministrat e të gjitha vendeve me inteligjencë artificiale. Ishte shumë interesante dhe çdo kryetar shteti ose kryeministër i atij vendi iu prezantua ajo inteligjencë artificiale,” tha udhëheqësi turk, duke e cilësuar këtë qasje si një risi domethënëse në paraqitjen digjitale të liderëve botërorë.
Presidenti turk shtoi se Turqia synon të ndjekë hapa të ngjashëm dhe të jetë konkurruese në zhvillimin e teknologjive të avancuara.

