Connect with us

Bota

Erdogan kundër Blinken: Nuk mund t’i ndajmë qytetarët në hebre dhe mysliman

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi SHBA-në për përkeqësimin e tensioneve midis Izraelit dhe Palestinës duke dërguar një aeroplanmbajtëse në rajon. Erdogan tha se Blinken nuk mund t’u drejtohet qytetarëve si hebre apo mysliman, pasi të gjithë janë qenie njerëzore, shkruajnë mediat e huaja.

Sekretari amerikan i Shtetit thotë se “Unë po i afrohem Izraelit si çifut, jo si sekretar i shtetit. Çfarë lloj politike është kjo? Çfarë qasje është kjo? Kur e thoni këtë, si do të përgjigjeni nës të tjerët u thonë, ‘unë paraqitem si mysliman”? Ne nuk themi atje ka hebre dhe këtu turk, të gjithë janë qënie njerëzore. Për fat të keq, kjo nuk kontribuon në paqen, qetësinë, dialogun, diplomacinë dhe zbutjen e tensionit midis palëve”, tha Erdogan.

Erdogan theksoi se ndëshkimi me shumicë i popullit të Gazës vetëm sa do ta përkeqësojë problemin dhe do të shkaktojë më shumë dhimbje, më shumë tension dhe më shumë lot

Advertisement