Connect with us

Kosova

Erdogan me deklaratë të fortë nga Samiti i NATO-s: Sa të jetë KFOR-i turk në veri të Kosovës, nuk do të ketë probleme

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, gjatë konferencës në Samitin e NATO-s ka folur edhe për veriun e Kosovës, ku janë të stacionuara forca të KFOR të kryesuara nga komandant turk.

Në përgjigjen e tij për gazetarin kosovar, Urall Boshnjaku, Erdogan tha se përderisa KFOR-i turk gjendet aty, shpreson (duke përdorur shprehjen inshallah), nuk do të ketë asnjë problem.

“KFOR-i i Turqisë ndodhet në atë zonë, pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe derisa KFOR-i turk gjendet ty, shpresoj që aty nuk mundet dhe nuk do të ketë asnjë problem”, – ka thënë Erdogan.

Advertisement