Bota
Erdogan: Nëse Stokholmi nuk godet terroristët, jo anëtarësimit në NATO
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se Suedia nuk mund të presë që Turqia të miratojë anëtarësimin e saj në NATO përpara samitit të aleancës Atlantike muajin e ardhshëm. Ai ka akuzuar Stokholmin se nuk po zbaton plotësisht ligjin e tij të ri anti-terror për të goditur veprimet e separatistëve kurdë, që Ankaraja i quan “terroristë”.
Ankaraja “nuk mund t’i qaset pozitivisht” kërkesës së Suedisë për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut kur “terroristët” po protestojnë në rrugët e Stokholmit, këmbënguli Erdogan. Samiti vjetor i NATO-s do të mbahet në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, më 11 dhe 12 korrik.
Reagimi i Erdogan erdhi disa orë përpara se zyrtarët suedezë, finlandezë dhe të NATO-s të planifikoheshin të zhvillonin bisedime me homologët e tyre turq në Ankara. Palës suedeze do t’i thuhet të mos presin ndryshim në qëndrimin turk përpara samitit, tha kreu i shtetit turk.