Bota
Erdogan shuan tensionet me Greqinë: Jemi miq të vjetër
“Ne jemi miq me Greqinë për shumë dekada”. Kështu deklaroi presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, para takimit që do të zhvillojë këtë të mërkurë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Dy liderët pritet të takohen në samitin e OKB-së, që organizohet nesër në New York, për të diskutuar mundësinë e rifillimit të bisedimeve midis dy vendeve, me qëllim ruajtjen e klimës së mirë, qetësisë dhe dialogut.
“Ne jemi miq me Greqinë për shumë dekada. Kurrë nuk kemi luftuar kampe kundër njëri-tjetrit”, u shpreh Erdogan gjatë një interviste me Shërbimin e Transmetimeve Publike për shitjen e avionëvre F-16.
Ankaraja nuk do të ndikohet nga presioni i Kongresit të SHBA-së apo ndonjë zyrtari të tij për çështjen e shitjes së F-16, tha presidenti turk.