Kosova
ERERAT E LUFTES, SEMUNDJA, dhuna, mashtrimi dhe gënjeshtrat e Vuçiçit
“Sëmundja e dialogut Kosovë-Serbi kulmoi që nga momenti kur u krijua një vakum institucional dhe i sigurisë me tërheqjen e përfaqësuesve të komunitetit serb nga institucionet e Kosovës dhe institucionet lokale në katër komuna në veri të Kosovës dhe teksa u la në dorë autoriteteve të Kosovës që të mbushin vakumin institucional. Fjalët kyçe të përdorura nga qeveria dhe publiku i Serbisë, si dhe shumë pjesëtarë të kombit serb nga veriu i Kosovës dhe në Republika Srpska, për të përshkruar realitetin e ri në Kosovë janë gënjeshtra, mashtrimi dhe dhuna. Këto janë fjalë shpjegimi, argumentimi dhe mbi të gjitha justifikimi i vetes dhe i veprimeve të tij dhe kalimi i përgjegjësisë te të tjerët dhe të tretët. Tani për tani, këto fjalë kyçe janë konfirmuar të jenë efektive në secilin prej këtyre kuptimeve” – kështu shkruan Kryetari I Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiç në librin e tij të titulluar Kriza dhe ‘Erërat e Luftës’, i cili do të jetë në duart e lexuesve në fund të muajit janar.
Janjiç thotë se “Periudha nga viti 2022 deri në tetor 20024 është shënuar me imponimin e “normalitetit” në Kosovë. Një situatë e tillë, sipas kuptimit të saj bazë dhe treguesve nga jeta e njerëzve, veçanërisht e pakicës, nuk është dhe nuk mund të jetë e këndshme. Aq më tepër që si pasojë e krizës së zgjatur të sigurisë dhe përdorimit të tepruar të marketingut politiko-siguror, forcave policore dhe parapolicore, ajo ka një realitet të ri, të cilin shumica e njerëzve që jetojnë në të e perceptojnë si poshtërim dhe humbje. Ai është burim i frustrimeve dhe traumave social-psikologjike individuale dhe grupore. Bazuar në zhgënjimet dhe traumat e thella të trashëguara nga e kaluara, këto do të kenë një ndikim afatgjatë. Kjo duhet të merret parasysh në menaxhimin e krizës në të ardhmen”.
“Në dialogun e mëparshëm të Brukselit, nevojat e njerëzve të zakonshëm nuk u respektuan. Ata e reduktuan dialogun në marrëveshje, negociata dhe tregti mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vucicit. Si rezultat, pjesëtarët e komunitetit serb nëKosove u përballën me pyetjen e parë të jetës: të qëndrojnë apo të largohen?” – ka shkruar Janjiç, sipas te cilit, “Zëri i pjesëtarëve të komunitetit serb u shtyp me ndihmën e monopolit të së vërtetës që SNS-ja, partia ne pushtet e Vucicit e kapi për vete si në Serbi ashtu edhe përmes Listës Serbe, derivat politiko-partiak për veprim në Kosovë”.
Sipas komentatorit te njohur, as publiku serb dhe as ai shqiptar nuk u përfshinë në dialogun e normalizimit dhe nuk do të mund të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës aktuale.
“QUINT-i dhe ndërmjetësuesit e BE-së e kanë menaxhuar krizën e sigurisë në nivelin e masave ushtarako-politike dhe autoritetet serbe sot me shume se kurre janë të angazhuara në aksion politiko-propagandues dhe një fushatë diplomatike e “ndërkombëtarizimit” të ceshtjes se Kosovës. Këto politika nuk ndryshuan as pas ngjarjes së quajtur “Dosja Banjska” – ka deklaruar Janjiç duke shtuar se “Rasti Banjska” është rezultat kolateral i tensioneve në rritje mes Serbisë dhe Kosovës gjatë viteve 2022 dhe 2023. Ai konfirmoi rrezikun e lartë të destabilizimit të mëtejmë të sigurisë së veriut dhe të gjithë Kosovës, si dhe të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës……………..