Connect with us

Politike

Erion Veliaj: Lus Perëndinë që Altin Dumani të kuptojë se…

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha mbrëmjen e sotme se shpreson që kreu i SPAK-ut Altin Dumani të kthjellohet se si po përdoret nga vartësit mediokës si Oldi Dado, të cilët e kanë vënë drejtësinë në shërbim të interesave të tyre personale.

Në intervistën e dhënë nga burgu i Durrësit ku qëndron prej disa javësh, Veliaj lëshoi akuza të forta ndaj prokurorit të çështjes ndaj tij Olsi Dado duke thënë se është në konflikt interesi dhe se po hakmerret për shkak se nuk mori kate shtesë në një pallat te Rruga e Kavajës.

“Ende lus Perëndinë që një ditë Altin Dumani do kuptojë se si po përdoret nga vartësit mediokër e hakmarrës për hesapet e tyre personale. Po e përdorin si Pilatin për Barabën. Zoti e ndriçoftë!” – tha Veliaj.

 

Advertisement