Politike
Erion Veliaj tregon pse është i majtë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka një intervistë ndryshe në emisionin “Opinion”. Ai është pyetur se çfarë e ka bërë atë të majtë. Veliaj ka treguar se ka ndikuar që nga prindërit e tij ushtarakë, tek shkollimi në Amerikë dhe ndikimi nga Tony Blair.
Blendi Fevziu: Zoti Veliaj, ju jeni i majtë vetë apo e keni pasur për lehtësi angazhimin në PS?
Erion Veliaj: Të dy prindërit e mi kanë qenë ushtarakë. Pra ndjesia ndaj shtetit, ndaj patriotizmit, ndaj vendit ka qenë diçka që më ka mbrujtur që fëmijë. Sigurisht që kur isha në Amerikë kuptova më shumë filozofinë dhe doktrinën e të majtës. Ndoshta njeriu më frymëzues në atë kohë ishte Tony Blair. Tony Blair në atë kohë ishte frymëzuesi i një të majte, e cila ishte adoptuar me realitetin dhe jo e majta marksiste leniniste.
Blendi Fevziu: Ju si i majtë jeni mbështetës i bizneseve të mëdha dhe bizneseve të mëdha në këtë vend?
Erion Veliaj: Unë si i majtë besoj tek rishpërndarja.
Blendi Fevziu: A jeni ju si i parë si shumë afër biznesmenëve të mëdhenj, ndërtuesve të mëdhenj, njerëzve që kanë miliona në këtë vend?
Erion Veliaj: A e inkurajoj unë biznesin? Patjetër, sepse unë besoj që punëdhënësi më i madh, shih statistikat sot në Tiranë, vetëm 1 në 5 veta punon në shtet. Pra unë nuk besoj që shteti duhet të ketë monopolin e punëdhënies. E dyta besoj që biznesi duhet të lulëzojë, por ama ata që fitojnë më shumë duhet të paguajnë më shumë. Dhe që unë të bëj këtë rrugën në Zall Bastar, apo këtë tregun agro-ushqimor apo shkollën në fshatin Dritas, duhet patjetër që ata që ndërtojnë kullat të paguajnë një taksë 10 herë më të lartë?
Blendi Fevziu: A jeni ju në shërbim vetëm të tyre?
Erion Veliaj: Jo, përkundrazi, me ta jam në gjykatë.