Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Ermonela Felaj replikon me Berishën: Je i frustruar, s’më bën do ti…

Sali Berisha dhe Ermonela Felaj kanë replikuar në Kuvendin e Shqipërisë për çështjen e inceneratorëve.

Berisha: Nëse ajo zonja lëshon gojën, ajo vetë duhet të dalë jashtë. E bëri, se kontrolloi dot veten, nga zemërimi, është punë e saj.

Por nuk iu tha asgjë e pavërtetë, emrin e ka tek inceneratorët. E dyta zonjë, çdo institucion duhet të ruajë disa standarte.

Ju deklaruat këtu se i njoftuat ditën e hënë, prokuroria thotë ditën e premte. Besoj Prokurorinë sepse ajo nuk mund të bëjë një gënjeshtër të tillë, për të mos thënë se ju jeni bashkëautorë.

Duhet të nisni hetim brenda Parlamentit, kush janë ata banditë që fshehin kërkesën e Prokurorisë. Rama fshihet, Ahmetaj ia mbath, komisioni bëhet nga njerëz në konflikt interesi.

Thirr Ramën të vijë këtu, e ka pasur zëvendës.

Të vijë këtu ta bëjmë seancën siç është.

Ermonela Felaj: Guxojnë të përdorin pozicionin e deputetit për të nxjerrë frustrimin e tyre gjithë kohës. Jam Ermonela Felaj, në këtë sallë nuk më bën dot moral as për fjalën dhe qëndrimet e mia.

Kushdo t’i lexojë. Njihet që është gënjeshtar dhe si ia marrin dhe ia shpërndajnë fjalën. Të gjithë ata që kanë shpifur dhe gënjejnë janë të frustruar. I meritojnë një për një ato cilësime që shpreha pak më parë.

Advertisement