Connect with us

Aktualitet

“Ervis Martinaj nuk është gjallë”/ Gazetari flet për zhdukjen e ish-mbretit të lojërave të fatit

Familja e ish-“mbretit” të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, kërkoi shpallejn zyrtarisht të zhdukur të tij. Gazetari Sokol Bregu, deklaroi se Martinaj nuk është gjallë.

“Nuk kemi asnjë lidhje logjike pse Martinaj është gjallë. Thonë se meqë u arrestua Aldo Avdyli e ka vrarë ky. Njeriu që e konfirmoi vdekjen e Martinajt, është gazetari Baton Haxhiu. Deklaratën e parë publike e ka bërë ai.

A është vrarë Martinaj? Po është vrarë, nuk vihet në diskutim. Aldo Avdylaj, apo Indrit Dokle?

Ai që e ka bërë këtë e di fare mirë.

Në zhdukjen e tij ka një inspektor policie që u arrestua. Emri të cilin nuk e përmenda, emri i tretë që përmendet, është Ervis Lami”, tha ndër të tjera Bregu.

Advertisement