Connect with us

Politike

Escobar i dha porosi për Berishën? Meta: Marrëdhëniet tona janë…

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për takimin që pati dhe me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë.

Ai tha se marrëdhëniet me SHBA janë të hapura dhe të vazhdueshme, megjithatë nuk tha nëse zyrtari amerikan i kishte lënë ndonjë porosi për aleatin e tij zgjedhje, Sali Berishën.

“Përmes komunikatës zyrtare i kam bërë të qarta çështjet kryesore dhe qëndrimet e PL-së. Marrëdhëniet tona janë të vazhdueshme dhe të hapura me SHBA-të. Kemi marrëdhënie të vazhdueshme në Tiranë dhe në Uashington. Është e rëndësishme që SHBA-të janë të përkushtuara për parimin e demokracisë në Shqipëri, nivelin e korrupsionit dhe të mbizotërojë demokracia dhe vullneti i lirë. Jam i bindur se kyebashkiakët e opozitës që vijnë përmes një procesi të jashtëzakonshme, Primaret, do të jenë zëdhënës të shkëlqyer të institucioneve ndërkombëtare, si USSAID që ndihmojnë për të realizuar projekte. Parimet që ata do të udhëhiqen janë të transparencës dhe e qeverisëses së mirë. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do të dalë fituese”, tha Meta.

Advertisement