Connect with us

Rajon

Escobar pas takimit me presidentin malazez: Mbështesim kontributin e Malit të Zi në NATO dhe rrugën e shtetit drejt BE-së

Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me lëvizjen e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian, tha i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidentin malazez, Jakov Millatoviç, dhe kryeministrin Millojko Spajiç.

“SHBA-ja mbështet rrugën evropiane të Malit të Zi dhe kjo qeveri veçse ka ndërmarrë hapa të mëdhenj. Shumica e udhëheqësve në Mal të Zi kanë shfaqur vizion të madh”, tha Escobar gjatë konferencës për media më 18 mars.

Duke komentuar rënien e mbështetjes për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe për ndikimin rus, Escobar tha se Mali i Zi ka mike të mirë SHBA-në, por po ashtu është një aleat brenda aleancës.

“Ndikimi malinj rus në rajon është shumë serioz. Pas pushtimit [rus] të Ukrainës, u bë e qartë sesa e rëndësishme është NATO-ja. Mali i Zi kontribuon si një partner i mirë, prandaj mund të pritet që të bëhet anëtari i ri i BE-së”, tha ai.

Raporti zyrtar vjetor i aleancës tregoi se 44 për qind e popullatës do të votonin që Mali i Zi të largohej nga NATO-ja, që është 20 për qind më shumë sesa dy vjet më parë.

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, tha se rënia e mbështetjes për aleancën është një gjë e së shkuarës.

“Kemi parë shifrat e këtij raporti, por këto shifra i përkasin së shkuarës”.

Qeveria e Spajiçit është formuar katër muaj më parë.

Spajiq tha se është i bindur që mbështetja e qytetarëve për NATO-n do të rritet sepse, sipas tij, qytetarët do të shohin vetëm përfitime nga anëtarësimi në aleancë, veçmas në fushën e ekonomisë.

“Investitorët e shohin se nëse ju jeni anëtar të NATO-s, ju jeni më i besueshëm dhe siguria fizike është e rëndësishme. Kur jeni anëtar i NATO-s ju ofrohet siguri. Ky është përfitim nga anëtarësimit”.

Duke sqaruar deklaratën e tij dhënë gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë kur ai tha se “gjëja më e rëndësishme tani për Malin e Zi, është që të mbështesë gjithçka që po bën kryeministri”, Escobar tha se ai u referua mbështetjes së asaj që Spajiq po bën për ta afruar shtetin e tij me BE-në.

“Unë nuk mbështes individualisht kryeministrin në atë që ai bën në politikën e brendshme, por në atë që bën për ta bërë Malin e Zi anëtarin më të ri të tregut të përbashkët evropian”, tha Escobar.

Duke komentuar mundësinë që partitë e ish-koalicionit pro-rus të Frontit Demokratik të hyjnë në Qeveri, Escobar tha se SHBA-ja kurrë nuk ka komentuar mbi raportet mes kryeministrit dhe partnerëve të tjerë politikë.

Por, ai shtoi se komuniteti ndërkombëtar e ka bërë të qartë se si partitë në Malin e Zi e pozicionojnë veten sipas vlerave të komunitetit euroatlantik”.

“Në këtë periudhë, tre anëtarë [autoritete në Mal të Zi] ndihmojnë në stabilitetin rajonal dhe një prej tyre nuk është aq konstruktive dhe bën deklarata për Kosovën dhe shkakton turbulenca. Ka po ashtu një ndikim që shqetëson Bosnje e Hercegovinën, që nuk ndihmon në përpjekjet e shtetet për BE dhe NATO. Komuniteti ndërkombëtar po vëzhgon retorikën e disa partive”, tha Escobar.

Në të kaluarën, Escobar ka shprehur shqetësim lidhur me atë nëse Fronti Demokratik, që tashmë i ofron mbështetje parlamentare Qeverisë së Spajiçit, do të hynte në Qeverinë e Malit të Zi.

Në intervistën që Escobar dha për REL-in më 15 mars u pyet nëse SHBA-ja do të rishqyrtojë marrëdhënien me Malin e Zi, nëse ish-koalicioni i Frontit Demokratik i bashkohet Qeverisë, zyrtari amerikan tha se është shumë herët të flitet për këtë çështje.

Në Qeverinë e Spajiçit, përveç ministrave nga partia e tij, Lëvizja Evropa Tani, ka edhe anëtarë nga Demokratët, Partia Popullore Socialiste pro-serbe dhe parti shqiptare.

Partitë e ish-koalicionit të Frontit Demokratik në Parlament i kanë dhënë mbështetje Qeverisë, si dhe Partia Demokratike Popullore. Dy udhëheqësit e këtyre partive kanë thënë se do të hyjnë në Qeveri në fund të vitit dhe kanë kërkuar që riformatimi i ekzekutivit të bëhet brenda muajsh. Pritet që këto dy parti të marrin katër poste ministrore, postin e zëvendëspresidentit, dhe katër ambasadorë: në Moskë, Beograd, Pekin dhe Athinë./ REL.

Rajon

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri

Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të ditur ekskluzivisht për Radio Televizionin e Kosovës, Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai.

Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor.

“Konstituimi i Kuvendit është planifikuar të bëhet diku ka fundi i këtij muaji, muajit maj, dhe ne ndërkohë ka fundi i javës së ardhshme do t’i kemi edhe zgjedhjet kadrovike dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet Parlamenti duhet që presidentja e shtetit t’i jep mandatin mandatarit të ardhshëm. Në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re”, tha ai.

Partnerët e koalicionit ,sipas Taravarit, janë pajtu që prioritet i Qeverisë së re të jetë rruga drejt Bashkimit Evropian, lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.

Continue Reading

Rajon

Kreta “pushtohet” nga pluhuri i Saharasë

Kreta është “pushtuar” nga pluhuri afrikan. Drejtoria e Shëndetit Publik të Qarkut të Kretës u ka bërë të ditura qytetarëve masat që duhet marrin për t’u përballur me pluhurin e Saharasë.

Mediat në vend raportojnë se përqendrimet e regjistruara deri më tani të grimcave në ajër janë shtuar.

Universiteti i Kretës dhe Universiteti Teknik i Kretës informojnë se sipas modeleve parashikuese “përqendrimet mesatare ditore të PM10 për ditën e sotme të shtunën dhe të dielën 19.05.2024 do të luhaten në nivele mesatare. (51- 75 µg/m3) për shkak të fenomenit intensiv të transportit të pluhurit nga Saharaja.”

Për këtë arsye, të rriturve me probleme me frymëmarrjen, atyre me sëmundje të zemrës dhe fëmijëve me probleme me frymëmarrjen, u rekomandohet që të kufizojnë çdo ushtrim fizik intensiv, veçanërisht nëse bëhet jashtë.

Po ashtu, qytetarëve u është rekomanduar që të mbajnë maskat me mbrojtje të lartë FFP2, N95 & KN95, duke qenë se ato mund të mbrojnë qytetarët që janë aktivë në natyrë. Përveç kësaj, rekomandohet po ashtu marrja e masave për të përmirësuar cilësinë e ajrit të brendshëm.

Continue Reading

Rajon

Përplasja me RMV, Mitsotakis mesazh paralajmërues: Qeveria e Shkupit duhet të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për një emision grek në ERT, tre javë para zgjedhjeve europiane të 9 qershorit.

Kryeministri i dërgoi një mesazh paralajmërues qeverisë së re, për çështjen e Maqedonisë së Veriut.

“Dua t’i dërgoj edhe një herë një mesazh paralajmërues qeverisë së re: të ndryshojë linjën që tani e tutje, të respektojë këtë dispozitë qendrore të Marrëveshjes së Prespës, të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut brenda dhe jashtë vendit, kur i referohen fqinjit tonë verior”, tha Mitsotakis.

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev gjithashtu komentoi situatën, duke thënë se shpreson që politikanët në Maqedoninë e Veriut të kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka përfunduar.

“Shpresoj që politikanët në Maqedoninë e Veriut ta kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka përfunduar. Dhe nëse bisedat dhe sjellja e tyre destruktive shndërrohen në veprime reale, kjo do të thotë qe po e shtyjnë vendin e tyre drejt izolimit, duke e larguar atë nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Continue Reading

Rajon

Vuçiç shtrëngohet me Dodikun në pritje të 8 qershorit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, eshte takuar në Beograd me presidentin e RS, Milorad Dodik dhe tema kryesore e bisedës, sipas Vucic,  ishin marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Serbisë dhe RS-së dhe reagimi i mbarë popullit serb për votimin e rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

“E informova Presidentin Dodik për përpjekjet që po bën Serbia për të mbrojtur interesat jetike kombëtare të popullit serb, si dhe të drejtën publike ndërkombëtare, duke përsëritur edhe një herë se miratimi i një rezolute të tillë do të nënkuptonte hapjen e kutisë së Pandorës për e ardhmja duke hapur plagë të panumërta nga e kaluara”, ka shkruar  Vuçic në llogarinë e tij në Instagram.

Në të njëjtën kohë, sipas fjaleve te presidentit serb, “temë e veçantë diskutimi ishte Kuvendi i ardhshëm i Popullit Serb i planifikuar për 8 qershor në Beograd, për të cilin aktivitete të shumta të përbashkëta, nënshkrimi i memorandumeve dhe marrëveshjeve, si dhe ngjarjet që do të konfirmojnë unitetin e popullit dhe të drejtën e tij për të ruajtur vatrat e tyre, të jenë të tyret, janë rënë dakord dhe mbrojnë të drejtën për të ardhmen e brezave që do të vijnë”.

Continue Reading

Rajon

Tjetër tragjedi në Greqi/ Momenti kur makina përplas për vdekje 22-vjeçarin, koka i fluturon dhe…

Një tragjedi tjetër ka ndodhur në Athinë, në zonën Nea Erythraira, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar i cili po udhëtonte me një motoçikletë në momentin që u përplas nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur pak pas mesnatës së të enjtes kur makina, duke lëvizur në drejtim të Politia, ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një automjet që kalonte në të njëjtën korsi trafiku.

Në videon e publikuar nga mediat greke, shihet momenti i përplasjes, ku 22-vjeçari fluturon disa metra dhe përplaset në një trotuar, aty ku gjeti dhe vdekjen

Sipas dëshmitarëve okularë, i ndjeri  Angjelo Saliu, ka rënë me kokë në bordurë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING