Connect with us

Kosova

Escobar: Pati shumë kriza pas Ohrit, ishin të parashikueshme dhe mund të shmangeshin

Emisari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar i ka kërkuar Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumice serbe ndërsa Beogradit të ndalë fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Duke folur për Marrëveshjen e Ohrit, Escobar ka thënë se “arritëm një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme “që hapi derën për një marrëdhënie paqësore, konstruktive dhe të parashikueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës sipas rregullave evropiane”.

“Kur u larguam nga Ohri, u larguam optimistë. Por në dy muajt që kur arritëm atë marrëveshje, kemi pasur shumë kriza politike dhe do të thoja se të gjitha ishin të parashikueshme dhe mund të shmangeshin. Pra, ne duhet të gjejmë një mënyrë për të de-përshkallëzuar proceset menjëherë, për të de-përshkallëzuar situatën dhe menjëherë të kthehemi në fokusin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit” – tha emisari amerikan teksa dhe shtoi – Për Serbinë kjo do të thotë t’i jepet fund bllokimit të integrimit evropian dhe ndërkombëtar të Kosovës kurse “Për Kosovën nënkupton fillimin e procesit të zbatimit të asociacionit” – ka thënë diplomati amerikan.

Advertisement