Connect with us

Kosova

Escobar për Kosovën: Asociacionin do ta keni

I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka treguar për strategjinë për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një interviste  për “The Pavlovic Today” ai ka përsëritur se politika amerikane është e qartë në atë se kushti kryesor duhet të jetë njohja reciproke  mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij, shtetet në rajon duhet të zgjidhin problemet që kanë mbetur nga vitet ’90 dhe të lëvizin përpara integrimit evropian. Ai foli edhe për propozimin franko-gjerman, për të cilin ka thënë se “është hap i rëndësishëm për normalizim”.

“Është udhërrëfyes i madh, shpresojmë se të dyja palët do ta pranojnë dhe të fillojnë implementimin e tij. Por ndërkohë, janë disa çështje që janë brenda marrëveshjes së Brukselit të papërmbushura. Një nga më të rëndësishme është Asociacioni i komunave me shumicë serbe”.

Zyrtari amerikan u shpreh me vendosmëri për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai pohoi gjithashtu se nuk ka rrugë tjretër, por Asocacioni duhet formohet sa më parë të jetë e mundur.

“Pikë së pari, vizioni ynë ka qenë gjithmonë konsistent që nga pavarësia e tyre që Kosova të jetë shtet i pavarur sovran, demokraci multietnike brenda kufijve aktualë. Ky është ende vizioni ynë. Tani, brenda atij konstrukti, tashmë ka një marrëveshje që është nënshkruar nën marrëveshjen e Brukselit për krijimin e Asociacionit. Është një obligim ligjor ekzistues. Prandaj çdo marrëveshje në të ardhmen do ta përfshijë atë, ashtu si propozimi franko-gjerman e përfshinë atë”.

Escobar ka deklaruar se marrëveshja evropiane, që nuk është zyrtarisht publike, ka një dispozitë që thotë se të gjitha marrëveshjet ekzistuese duhet të zbatohen. Ai ka shpjeguar tutje se si e sheh SHBA-ja funksionimin e Asociacionit në Kosovë.

“Sido që të shkoni përpara nën patronazhin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, do ta keni një Asociacion. A e pranon ose jo qeveria aktuale e Kosovës obligimin ligjor, nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit”.

“Tani brenda atij konstrukti, pozicioni ynë është se duhet të jetë diçka që nuk shkel Kushtetutën e Kosovës, nën ligjet e Kosovës, që nuk krijon probleme për funksionimin e Kosovës. Me fjalë të tjera, jo si modeli i Republika Srpskas. Çfarë bën sipas mendimit tim, ndihmon Kosovën që të marrë në kontroll shërbimet dhe çështjet që serbët në veri shikojnë nga Beogradi t’i bëjnë, të gjitha ato do ofroheshin nga qeveria e Kosovës. Dhe nëse Serbia ka zë në të, duhet të bëhet sipas ligjeve të Kosovës”.

Ai ka shpjeguar edhe spse është urgjente të krijohet qysh tani.

“Specifike dhe urgjente për tani është një arsye: gjatë vitit të kaluar kemi parë një seri konfrontime në përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë, të gjitha rreth trajtimit të serbëve në veri dhe mënyrën si ndërveprojnë me qeverinë e Kosovës. Kështu që, nën një, duhet ta thyejmë rrethin e konfrontimeve dhe konfliktet gati të dhunshme”.

Tjerët arsye ai ka dhënë edhe luftën që po vazhdon në Ukrainë. Ka thënë se NATO nuk mund të shpenzojë kapacitetet e veta në konflikte brenda territorit të Evropës, ndërsa ekzistojnë kërcënime reale të sigurisë jashtë kontinentit. I pyetur për deklaratën e Sekretarit amerikan, Anthony Blinken, kur falënderoi presidentin serb për “angazhim konstruktiv”, Escobar ka theksuar se serbët “janë të gatshëm të marrin në konsideratë secilën pikë të marrëveshjes. Kështu që, kjo është konstruktive”.

Advertisement