Connect with us

Rajon

Escobar përballet me Vuçiç / ‘Me firmë, pa firmë, marrëveshja do zbatohet’

Në një bisedë virtuale me gazetarë, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka quajtur “të rëndësishme” dhe “historike” marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, në Ohër.

Ndonëse marrëveshja ka dalë pa ndonjë nënshkrim mes palëve, për shkak të refuzimit të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, Escobar thotë se ajo është një marrëveshje ligjërisht e obligueshme dhe se palët do të gjykohen për përmbushjen e saj.

“Kjo marrëveshje do të jetë baza e politikës sonë, për Shtetet e Bashkuara, në vazhdim dhe baza për angazhimin evropian në rajon”, ka thënë Escobar, teksa dhe shtoi:

“Nga ana serbe, është fillimi i njohjes së disa dokumenteve të Serbisë – Kosovës dhe simboleve të tjera kombëtare dhe dokumentet e identifikimit dhe gjërave të kësaj natyre. Për Kosovën, është e rëndësishme që ata të fillojnë hartimin e versionit të tyre të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”

Duke iu cituar Presidenti serb, i cili ka thënë se nuk nënshkruan dokumente me Kosovën dhe nuk do të zbatojë asgjë që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, Escobar është pyetur se cka nënkupton me “marrëveshje ligjërisht të obligueshme”.

Escobar tha se cështja e nënshkrimit nuk është e rëndësishme pasi dy palët, me vullnetin e tyre, kanë pranuar t’i marrin obligimet përsipër.

“Mendoj se, për Kosovën, gjëja më e rëndësishme dhe ajo që do t’u leverdis më së shumti është integrimi euroatlantik.

Dhe, duke indentifikuar cështjet më rëndësishme për të dy shtetet, Escobar ka thënë  – “do t’i gjejmë mënyrat” për zbatimin e zotimeve të marrëveshjes “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Advertisement