Connect with us

Rajon

Escobar: T’i kthesh shpinën marrëveshjes, si t’i kthesh shpinën Evropës

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se në një bisedë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ishte shprehur qartë se t’i kthesh shpinën marrëveshjes do të thotë t’i kthesh shpinën Evropës, me të gjitha pasojat.

Ai ka theksuar se presidenti Vuçic ka thënë se do të bëjë gjithçka që ta shfrytëzojë ndikimin e tij që serbët të marrin pjesë sërish në zgjedhjet në veri të Kosovës.

Emisari amerikan gjithashtu u shpreh se formimi i Unionit të Komunave Serbe është kërkesë ligjore për qeverinë e Prishtinës dhe shtoi se zgjedhjet e reja në veri të Kosovës nuk duhet të presin deri në fund të korrikut.

Advertisement