Kosova
Escobar zbulon planin/ Asociacion për të zhbërë atë që Serbia po bën me Veri
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në dëshminë e tij përpara Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan ka folur për shqetësimet e senatorit Bob Mendez rreth Asociacionit.
Ai u shpreh se qëndrimi i SHBA-së është që Asociacioni është obligim ekzistues i Kosovës që e ka marrë në kuadër të procesit të dialogut të Brukselit dhe se SHBA e ka përsëritur që janë për një model që nuk shkel rregullat evropiane, Kushtetutën e Kosovës apo që prish funksionalitetin e Kosovës.
Sipas emisarit, tij, SHBA duan ta shfrytëzojnë Asociacionin për të hequr veriun nga ndikimi i Beogradit dhe nga ajo çfarë presidenti serb Aleksander Vucic po bën sot me këto komuna.