Connect with us

Lifestyle

Është 102 vjeçe, mposhti kancerin, i mbijetoi gripit spanjoll, fitoi dhe betejën me koronavirusin

Angelina Friedman është prekur për herë të dytë nga koronavirusi dhe ka arritur të mbijetojë. 102-vjeçarja i mbijetoi gripit spanjoll në vitin 1918, mposhti kancerin dhe tani fitoi dy herë betejën me virusin.

Angelina u infektua për herë të parë në mars. Ajo kaloi një javë në spital para se të kthehej për tu izoluar në dhomën e saj. Me 20 prill ajo rezultoi negative.

Në fund të tetorit, e bija Joanne Merola mori një telefonatë nga shtëpia e të moshuarve, ku iu tha se Angelina kishte rezultuar  përsëri pozitive.

“Ajo kishte simptoma – ethe, kollë të thatë ndërsa të moshuarit e tjerë u izoluan” , tha Merola.

Më 17 nëntor ajo mori lajmin se e ëma kishte rezultuar negative dhe pas këtij lajmi Friedman u zhvendos nga izolimi në dhomën e saj.

Edhe pse ka humbur pjesën e degjimit dhe shikimi i saj eshte i dobët, e moshuara ende gëzon jetën.

Mosha e madhe e të moshuarës është si rezultat i trashëgimisë sepse ajo thotë që në familjen e saj të gjithë kanë vdekuar të paktën në moshën 95 vjeç, vetëm një xhaxha që e “theu” këtë rregull.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *