Rajon
Është prona ime/ Përmes Kishës Ortodokse, Beogradi po minon Malin e Zi, paralajmëron Aleksandër Popov
Beogradi po udhëheq procesin e destabilizimit të Malit të Zi me qëllim për të rritur ndikimin e vet politik dhe nacional në këtë shtet.
Kshtu deklaroi Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad, në një intervistë për gazetën Pobjeda.
Ai theksoi se Beogradi ende e konsideron Malin e Zi si “pronë të vet” dhe nëse situata në vend bëhet më e paqëndrueshme, atëherë autoritetet serbe mund të ndërhyjnë më lirshëm në punët e brendshme të Podgoricës.
Popov vëren se historia po rishkruhet në tërë rajonin, jo vetëm në Mal të Zi, dhe se forcat nacionaliste po marrin hov për shkak të mungesës së vëmendjes nga faktori ndërkombëtar dhe potencoi se situata në rajon është gjithnjë e më e brishtë dhe pa presion të jashtëm mund të ndodhin zhvillime serioze destabilizuese.
“Faktorët kyç ndërkombëtarë nuk po shohin se Ballkani ka qenë gjithmonë një fuçi baruti dhe se tani shumë gjëra janë në kufi. Me përshkallëzimin e situatës, mund të kemi ngjarje që do të destabilizojnë Ballkanin dhe Evropën, ashtu si në vitet ’90”, paralajmëroi Popov për Pobjedën.