Connect with us

Kronike

“Është prona ime”, shqiptari që torturoi gruan kërcënoi edhe fqinjët: Do t’ju vras

Detaje të reja janë zbardhur rreth torturave që ka përjetuar 22-vjeçarja shqiptare nga bashkëshorti i saj 28-vjeçar.

Fqinjët e çiftit shqiptar duke folur për mediat greke kanë treguar se e reja shqiptare ishte e frikësuar gjatë gjithë kohës.

Ajo dilte në oborr për 5 deri në 10 minuta në prani të një kamere, e shikonte dhe hynte sërish në shtëpi.

Makthi i nënës 22-vjeçare u zbulua të enjten e kaluar kur fqinjët u mobilizuan duke dëgjuar britmat e saj nga brenda shtëpisë. 28-vjeçari tentoi të arratisej, por fqinjët u bashkuan dhe e mbajtën deri sa policia mbërriti. Një fqinje tha:

Gjithçka arriti kulmin kur ajo u dëgjua dhe po bërtiste. Ditët e tjera ajo qante në heshtje. Më kërcënoi, më goditi, më tha “ik nga shtëpia ime, ajo është gruaja ime, është e imja, është prona ime” (…) Unë i thashë “ti nuk do të shkosh askund, do të presësh këtu deri sa të vijë policia dhe më pas më kapi duart dhe më hodhi një lugë (…) Gjithçka që tha ishte “Do të dal të të vras”.

Ndërkohë 22-vjeçarja shqiptare kur është shpëtuar nga fqinjët ka thënë se është e frikësuar për jetën e saj dhe të vajzës.

Kam shumë frikë për jetën time dhe për fëmijën tim. Kur dola nga shtëpia, gjëja e parë që thashë është “Ne jemi të shpëtuar” dhe dua të kthehem te njerëzit e mi. I detyrohem shumë fqinjëve të mi, që më shpëtuan jetën dhe fëmijën tim.

E gjithë Greqia është tronditur nga torturat që një 22-vjeçare nga Shqipëria ka përjetuar në duart e bashkëshortit të saj 28-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua dhe u akuzua për torturimin e vajzës që mbante peng në Volos.

“Ai do ta vriste atë”, tha një nga gratë që ndihmoi 22-vjeçaren mëngjesin e së dielës.

Sipas saj, fëmija 2.5-vjeçar që ishte në krahët e nënës së tij të gjakosur mbrëmjen e së enjtes kur u zbulua historia tragjike bërtiste “mama-mama kur i shpëtuam”. Kjo grua thotë se 28-vjeçari shqiptar “ka ngritur dorë edhe ndaj fëmijës”.

Tregues i mënyrës se si u trajtua 22-vjeçarja nga bashkëshorti i saj shqiptar ishte fakti, se ai kishte vendosur një kamerë dhe përmes një aplikacioni në celular të mund të monitoronte çdo lëvizje të saj edhe kur ai ishte larg shtëpisë dhe në punë.

Gruaja 22-vjeçare mbërriti në Volos në vitin 2021 pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, i cili nuk e la kurrë të mësonte greqisht, sepse nuk e lejonte të kishte kontakte me njerëz. Madje ai e kishte rrahur edhe kur ajo kishte lindur vajzën.

Advertisement