Connect with us

Kronike

“Është qeros”, rikthehet Nuredin Dumani…

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë ka deklaruar se personi i identifikuar si ‘Fati Koçi’, ka gisht në ekzekutimin e Arjan Spahiut, ngjarje e ndodhur në Belgjikë në vitin 2020. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se Fati Koçi ka treguar vendodhjen e “Arjanit të Vogël” tek grupi kundërshtar i vëllezërve Çapja, duke sjellë eleminimin e tij në 20 nëntor, me 8 plumba.

Prokuroria e posaçme SPAK, i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve belge, për identifikimin e personit me emrin “Fati Koçi”. Sipas Dumanit, “Fati” është djali i tezes së Eljo Bitrit, një personazh tjetër i arrestuar në Belgjikë për llogari të dosjes “Dumani”.

Sipas rrëfimit të Nuredin Dumanit, “Fati” ndodhet në burg në Belgjikë dhe i përket moshës 45 vjeç, i gjatë diku tek 175 cm dhe është i shëndoshë dhe qeros.

“…Me sa di, Fati e ka shitur Arjan Spahinë tek Çapjat…”-ka treguar para prokurorëve Nuredin Dumani.

Prezencën mbi aktivitetin kriminal të “Fati Koçit” në grupin e Arjan Spahisë, Dumani e nxjer edhe në ngjarjen kriminale të vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë. Sipas të penduarit të prokurorisë, Arjan Spahiu, i ka dhënë paradhënie 50 mijë euro me qëllim vrasjen e Dorjan Shkozës. Ndërsa pas kryerjes së krimit, Spahiu i ka dërguar 50 mijë euro të tjera përmes kushërit të Eljo Bitrit, “Fati Koçit”.

Më tej Dumani ka treguar se, sapo kanë bërë eleminimin e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, ai i ka dërguar me telefon Arjan Spahiut një simbol që nënkuptonte “VRASJE”. Për shkak të kësaj dëshmie, SPAK i është drejtuar pak kohë më parë me një letërporosi Drejtësisë Belge, për të identifikuar personin me emrin “Fati Koçi”, që sipas Dumanit ndodhet në burg. Hetimet aktualisht janë duke u zhvilluar në Shqipëri, ku shumë persona po verifikohen nga SPAK.

Advertisement