Kronike
“Është rritur me halle/ Xhaxhai i 20-vjeçarit të vrarë: Rrinte me bagëti

78-vjeçari Prek Preka, xhaxhai i Pavlin Prekës, 20-vjeçarit të vrarë në fshatin Guci e Re, ka folur për mediat. Ai ka shprehur tronditjen e familjes pas krimit. Sipas tij, Pavlini jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë, ku familja e tij merrej me bagëti. Ai thekson se gjendja ekonomike e familjes ishte modeste, por e mjaftueshme për të siguruar jetesën.
“Fillimisht na thanë se është therur me thikë. Nuk ka shumë që e mora vesh. Nuk e di që nipi kishte probleme me kënd. Nuk e kemi idenë pse e kanë vrarë. Policia e di vetë punën e saj për ta zbardhur ngjarjen,” tha xhaxhai.

