Connect with us

Pinknews

“Është si vjehërr e keqe!”/ Egla dhe Juli flasin për çiftin Ilnisa-Meriton: Janë konsumuar, vetëm nëse…

Dy aktorët, Jul Deda dhe Egla Ceno, kanë komentuar gjatë një bisede së bashku çiftin e shumë të përfolur të “Big Brother VIP”, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli.

Sipas dyshesh, çifti pa njëri-tjetrin nuk bëjnë lojë në BBV. Juli u shpreh se nëse njëri prej tyre eliminohet nga gara, pas një jave do të ik tjetri.

Të njëjtin qëndrim kishte dhe Egla, ndërsa shtoi se sipas saj ata janë bërë të lodhshëm dhe pa fantazi.

Më tej ajo e ka cilësuar Ilnisën si “vjehërr e keqe”, që të trajton sikur është territori i saj.

“Janë ashtu me rigon”, u shpreh Egla.

Pjesë nga biseda:

Juli: As vet nuk e merr vesh çfarë thotë. Po mos bësh debate fare më të, se dhe debate nuk është i bukur me të, nuk është atraktiv. 

Egla: U be i lodhshme, nuk ka fantazi, duan vetëm të kapen.

Juli: Është lojtare ajo ja bën ai tjetri. Edhe me Françeskën është më mirë. Janë shumë të shëmtut në lojën e tyre

Egla: Po i bllokojmë një cik ne, të shohim çfarë do bëjnë.

Juli: Vetëm me romancën janë të konsumuar.

Egla: Ata janë të punësuar në krevat dhe jashtë krevatit. Jua kam thënë, ata rrofshin e u dashurofshin, por mua akoma nuk më është mbushur mendja që ata ekzistojnë bashkë.

Juli: Këta kishin një frikë, se me ikë njëri, pas një jave ikën tjetri, se nuk bëjnë dot vetëm. Këtë frikë kanë.

Egla: Meritoni prandaj e ruan.

Juli: E mira është të iki ajo, se ikën vet ky. Del pas asaj, kjo nuk del.

Egla: Po del dhe kjo, se s’ka çfarë bën. Ky ikën se vetëm e di që…

Juli: Prandaj priste tek dera ai atë natë, të ikte.

Egla: Mos u jep xhavap. Ajo është si krushkë, është si vjehrrë e keqe, të trajton sikur është territori i saj. Mos kalo këtu, hy këtu. Ai të merr gjëra ti fsheh, janë ashtu me rigon.

Juli: Nuk bëjnë as ndonjë gjë më të nxjerr nga vetja, të bëjnë më u shpif.

Advertisement