Sport
“Është vetëm fillimi”, Armando Broja më i ‘karikuar’ se kurrë pas rikthimit nga dëmtimi
Armando Broja u rikthye ditën e sotme në fushën e lojës pas një mungese prej 287 ditësh. Ai u aktivizua nga trajneri Pochettino në minutën e 79-të të ndeshjes përballë Aston Villas, por as shqiptari nuk arriti të ndihmonte në shmangien e humbjes që “Blutë e Londrës” pësuan 1-0. Por gjithsesi, Armando Broja duket më energjik se kurrë pas rikthimit nga dëmtimi. Gjë që e shpreh me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, por dhe në InstaStory ku shkruan “Është vetëm fillimi”. “Natyrisht nuk ishte ky rezultati që prisnim sot. Por çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh. Faleminderit për mbështetjen dhe faleminderit të gjithë atyre që punuan për rikthimin tim”, shkruan sulmuesi i Kombëtares shqiptare.