Connect with us

Aktualitet

Është Vjena qendër e xhihadistëve të Ballkanit?

Gjatë sulmit në lagjen e vjetër të Vjenës, atentatori kishte vënë në mes rrip të mbushur me lëndë shpërthyese dhe ishte armatosur deri në dhëmbë me pushkë, pistoletë dhe thikë. Dhe me sa duket ishte shumë i vendosur të vriste njerëz. 20 vjeçari Kujtim F. njihej mirë nga autoritetet austriake të sigurisë. Një vit më parë austriaku me origjinë shqiptaro-maqedonase kishte dashur t’i bashkohej Shtetit Islamik, IS. Për këtë arsye ishte dënuar me 22 muaj burgim. Më 5 dhjetor 2019, ai ishte liruar me kusht. Sepse duke qenë i ri pa e mbushur moshën madhore, ai gëzonte privilegjet që jep në Austri ligji për të miturit, (JGG).

Kujtim F. ndodhej nën kujdesin e Shoqatës DERAD, që është e specializuar për çradikalizimin e të rinjve myslimanë dhe punon së bashku me ministrinë e Brendshme në Vjenë. “Unë nuk do kisha menduar kurrë se ai mund të kthehej në atentator,” thotë ish-avokati mbrojtës, Nikolaus Rast. Ai vinte nga “një familje normale” dhe kishte rënë në shoqëri të keqe, shton ai. “Sikur të mos kishte shkuar në xhami, por të kishte shkuar në boks, atëherë ai do ishte bërë boksier,” beson Rast. E ëma e atentatorit pati shkuar dy vjet më parë në zyrën e tij, sepse i biri ishte zhdukur. Ai ishte radikalizuar në internet. Plumbat e policisë i dhanë fund jetës së të riut, të hënën (2.11) në mbrëmje në afërsi të kishës, Rupertskirche, në qendër të Vjenës.

Ka pasur shenja që tregonin se ai ishte duke përgatitur një sulm, pranon ministri austriak i Brendshëm, Karl Nehammer (ÖVP) një ditë pas atentatit. 20 vjeçari ka nisur një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka dalë me dy armë në dorë, armë që i ka përdorur më pas gjatë sulmit. Nehammer ia ka hedhur kështu fajin partneres së koalicionit nga partia e Gjelbër, ministres së Drejtësisë, Alma Zadic. Atentatori 20 vjeçar ka arritur të mashtrojë “programin e çradikalizimit të drejtësisë”. Kështu gjatë një takimi me DERAD në muajin tetor ai ka dënuar sulmet terroriste të Francës, megjithatë ekzistojnë “shumë të dhëna për radikalizimin e tij,” tha në konferencë shtypi të martën (3.11) drejtori i përgjithshëm i sigurisë publike, Franz Ruf. “I domosdoshëm është evaluimi i sistemit dhe përmirësimi i sistemit të drejtësisë,” thotë ministri i Brendshëm, Nehammer.

Ai nuk thotë pse shërbimet e ministrisë së tij, nuk e kishin më mirë nën kontroll 20 vjeçarin, megjithëse ai kishte të kaluar radikale. Në të ardhmen duhet marrë edhe këshilla e autoriteteve të sigurisë, kur ndodhin lirime nga burgu.

Organizatat myslimane dënojnë sulmin

Komuniteti fetar mysliman në Austri (IGGÖ) u indinjua nga sulmi, të cilin kryetari Ümit Vural e quajti “sulm mbi Vjenën tonë”. IGGÖ i ofroi bashkëpunim pa kufizim autoriteteve të sigurisë. Ata ndodhen po ashtu në bashkëpunim me komunitetet e tjera fetare. Vural theksoi se “rendi liberal” është më i fortë se “dhuna dhe terrori”. Shoqata e xhamive turke, ATIB dënoi sulmin. “Terrorizmi nuk ka fe dhe atdhe”, tha kryetari i saj, Fatih Yilmaz. Përgjigja e vetme është “bashkëpunimi dhe solidariteti”. Kryetari i ATIB vlerësoi lart “fjalimin e diferencuar dhe të menduar të kancelarit Kurz, për të mos i vënë të gjithë myslimanët nën një emërues të përbashkët”. Kryeministri austriak pati theksuar se armiku nuk janë anëtarët e një feje, por janë ekstremistët islamikë. Islamistët duan të përçajnë shoqërinë, por “kësaj urrejtje nuk do t’i lihet aspak hapësirë”, tha kancelari një ditë pas sulmit në Vjenë.
Edhe alevitët dhe rinia myslimane e dënuan sulmin. Kemi të bëjmë me një sulm frikacakësh ndaj njerëzve të pafajshëm, sulm ndaj mënyrës vjeneze të jetesës, sulm kundër Austrisë, kundër shoqërisë”, thanë përfaqësuesit e rinisë myslimane. Ditën e premte (xhuma), të rinjtë myslimanë do të përkujtojnë viktimat e sulmit.

Burgjet “djepe të radikalizimit”

Hoxha Ramazan Demir, që ka qenë më parë hoxhë në burg, e vë gishtin mbi plagë. “Burgjet janë djepe radikalizimi”, thekson ai. Edhe revista “Profil” flet në numrin e fundit për mungesa në sistemin e sigurisë në burgjet austriake. Kështu sipas Ministrisë vjeneze të Drejtësisë, është rritur numri i celularëve të futur kontrabandë në burg. Vitin e kaluar janë konfiskuar 1000 celularë të futur ilegalisht në burgje, 720 më shumë se një vit më parë. Në qelinë e një ish-idhtari të Hamasit, në burgun e Gracit u gjet një celular pranë katër kutive fishekësh. Ai mendohet të ketë organizuar nga qelia e tij një atentat, gjë që avokati i tij nuk e pranon. Revista flet edhe për Lorenz K, një të burgosur idhtar të IS, i cili ka zhvilluar nga burgu në Stein, një chat me një idhtare të IS në Siri. Ai i ka dërguar një fotografi gruas, në të cilën ka dalë para një flamuri të zi të IS, fotografi e bërë në qeli. “Ky flamur ka qenë gjithnjë në qeli,” ka thënë ai kur është marrë në pyetje nga punonjësit e Zyrës federale për mbrojtjen e kushtetutës dhe luftimin e terrorizmit, (BVT), “të gjithë e kanë ditur dhe askush nuk ka ndërmarrë gjë kundër”. Ai po ashtu ka shpërndarë përmbajtje për IS nga profili i tij në instagram, mes të cilave besnikëri për vdekje ndaj udhëheqësit të ri të milicëve terroristë. Avokati mbrojtës i tij, e quan klientin e tij “naiv notorik”, i burgosuri vetë i hedh poshtë të gjitha akuzat që i bëhen.

“Që aty ka lëvizje”, është parë qartë ditët e fundit në forumet përkatëse, thotë drejtori i Qendrës së kontaktit për parandalimin e ekstremizmit në komunitetin fetar islamik, Nadim Mazarweh. Njeriu duhet të mësojë që të interpretojë si duhet retorikën që përdorin këta njerëz, thotë ai, në mënyrë që të pengohen sulme të tilla terroriste në të ardhmen.

Austria, qendër e xhihadistëve nga Ballkani

Austria ka kohë që është kthyer në qendër të xhihadistëve të Ballkanit, por edhe atyre nga Kaukazi. “Pjesa më e madhe e xhihadistëve që janë nisur nga Austria për të luftuar për organizatat terroriste jashtë vendit, janë çeçenë,” shpjegonte ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer (ÖPV) pas sulmeve të fundit terroriste në Paris. Qeveria e Vjenës bëri të ditur pas sulmeve të Parisit, se do të krijojë një “Taskforce”, e cila duhet të merret me rreziqet që ekzistojnë nga shoqëritë paralele”. Shoqata vjeneze, DERAD, duhet të largojë nga xhihadizmi myslimanët e radikalizuar në burgje dhe të pengojë që të rinjtë myslimanë të përfundojnë në skenën politike islame. Ky sistem është ende duke u provuar, në të ardhmen duhet marrë edhe mendimi i specialistëve të çështjeve të sigurisë kur ka lirime të parakohshme nga burgjet, thotë ministri i Brendshëm. Në pranverë në Grac u dënuan me burgim xhihadistë udhëheqës. Nëpërmjet një shoqate besimtarësh në Grac, ata kishin çuar kontrabandë në Lindjen e Mesme njerëz për të luftuar. Shteti Islamik ka vite që rekruton luftëtarë të Zotit edhe nga Ballkani. Qendrat më të nxehta atje janë Sanxhaku në trekëndëshin Bosnjë, Serbi, Kosovë si dhe vendet që ndodhen përreth. Video me propagandë të IS i drejtohen të rinjve nga shtetet e Ballkanit. Emrat që ata përdorin në luftë flasin për prejardhjen. Ata quhen Al-Bosni, Al-Kosovi, Al-Albani. Vizioni që kanë radikalët është ta kthejnë Ballkanin në kalifat. Gjurmët e tyre të çojnë gjithnjë e më shumë në Vjenë.

Heronj të mediave sociale

Ndërkohë heronj të mediave sociale janë bërë pas sulmit të Vjenës dy sportistë të sporteve marciale me prejardhje turke. Të hënën në mbrëmje ata arritën të nxirrnin nga rreziku dy persona, një prej të cilëve një polic i plagosur. “Ne myslimanët me prejardhje turke dënojmë çdo lloj terrorizmi,” thotë njëri prej tyre në një video të postuar në Instagram. Ata kishin dalë të pinin një kafe, para fillimit të ndalim qarkullimit,” tregon njëri prej tyre.

Hit në mediat sociale u kthye edhe video e një burri, që e shante atentatorin nga dritarja e një ndërtese në qendër të Vjenës, duke folur dialektin vjenez: ” Schleich di, du Oaschloch”, “qërrohu, plehrë”.

dw

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING