Connect with us

Politike

“Është zëvendësuar nga Vilma Guri”/ Denoncimi i Berishës: Ëngjëll Agaçi arratiset për t’i shpëtuar arrestimit

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar mbrëmjen e kësaj të premte se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi është arratisur për t’iu shmangur arrestimit të mundshëm.

Berisha ka publikuar në rrjete sociale mesazhin e një qytetari dixhital, i cili shkruan se Agaçi është arratisur pasi është larguar jashtë me pretekstin se do të mjekohej, por në të vërtetë ai është larguar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu në denoncimin e mbërritur tek kreu i PD-së, theksohet se janë sekuestruar një mori me dokumenta në Kryeministri, ndërsa thuhet se vendin e Agaçit e ka zënë Vilma Guri.

Postimi i Berishës:

Don Agaçio arratiset! Ai zëvendësohet nga Vilma Guri. Arratisja është bërë me urdhër të Ramës. Ai do arrestohej ndaj iku për kurim! Lexoni denoncimin e qytetarit dixital!

Si je Doktor! Po te jap nje info! Sekretari i pergjithshem i Kryeministrit Agaci ka ikur nga KM dhe eshte zvendesuar e komanduar Vilma Guri, eshte larguar me preteksin per tu kuruar jasht po ne ambiente e brendeshme flasin qe ka ikur per te mbrojtur veten.

Ne koridoret dhe zyrtat e kryeministris ndjehet tringllime hekurash. Nuk punon njeri, ka tmerr. Jane sekuestruar me kujntal dokumenta.Klm

Advertisement