Connect with us

Rajon

Eskobar: Vuçiç i përkushtuar për stabilitetin rajonal

Eskobar: Vuçiç i përkushtuar për stabilitetin rajonal

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiç është plotësisht i përkushtuar për stabilitetin rajonal dhe se ky vullnet i mirë duhet të përdoret. Por ai gjithashtu u shpreh se shumë njerëz në rajon janë të shqetësuar për orientimin e Serbisë, por se ai beson se anëtarësimi në BE është aspirata e Beogradit.

“Unë vërtet besoj dhe shpresoj se aspirata e Serbisë është që të jetë anëtare e plotë e BE-së dhe se nuk do të duhet të flasim për ndarje në Ballkanin Perëndimor. Rajoni dëshiron të jetë pjesë e Unionit Europian dhe  qytetarët e duan këtë hapësirë. Shohim optimizëm nga të gjitha anët”, tha Escobar.

Por nga Ishulli Bled, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor është shprehur se Bashkimi Europian duhet të bëjë gjithçka për të bindur Serbinë që të forcojë politikën e saj të orientimit drejt Europës Perëndimore, duke shtuar se në këtë mënyrë problemet në Bosnje Hercegovinë do të zgjidheshin dhe po ashtu do të kishte edhe një tjetër qasje për dialogun Beograd-Prishtinë.

Duke vlerësuar se Serbia do të ishte e gatshme të rrezikonte ‘largimin e saj nga Rusia’ nëse merr garanci të forta në BE, Pahor tha Bashkimi Europian duhet punojë më shumë për të bindur Serbinë.

 

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *