Kosova
Estonezët kapin nga gryka Vuçiçin/ Ulërima dhe dëshpërim në Beograd
Presidenti i Serbisë e cilëson “shumë të çuditshëm” caktimin e estonezëve në disa prej pozitave kryesore brenda strukturave të BE-së që kanë të bëjnë edhe me Kosovën.
Aleksandar Vuçiç, pas raportimeve se eurodeputeti popullor estonez, Riho Terras, do të emërohet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), ka shprehur pakënaqësi.
Terras është estonezi i katërt që do të trajtojë punët e Kosovës brenda BE-së, duke qenë se diplomati tjeter estonez, Aivo Orav, shërben në postin e përfaqësuesit të BE-së në Prishtinë, teksa drejtor menaxhues në shërbimin e jashtëm të BE-së (EEAS) pritet të jetë diplomati tjetër nga Estonia, Matti Masikas, të cilin e ka përmendur presidenti serb.
Për më tepër, ish-kryeministrja estoneze, Kaja Kallas, gjithashtu, në cilësinë e shefes së diplomacisë së BE-së, do të ketë punë te madhe në dialogun mes Kosovës e Serbisë. Vucic ka përmendur edhe në të kaluarën Kallasin, duke e cilësuar “shumë më të ashpër” se sa parardhësi i saj në postin e Përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme.
“Jane tre nga Estonia qe do merren me Kosoven, kurse raportues per Serbine eshte caktuar nje kroat. Kjo është shumë e çuditshme” – ka deklaruar Vucic
Zemërimi i Serbisë me shumë gjasë buron jo vetëm nga marrëdhëniet shumë të mira bilaterale që Kosova ka pasur historikisht me Estoninë, por edhe nga qëndrimet tejet të vendosura të këtij shteti karshi agresionit rus dhe influencës negative që Rusia ushtron nëpër rajone të ndryshme të Evropës, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.