Connect with us

Bota

Ethet e telefonatës Trump-Putin/ Ultimatumi i presidentit amerikan ndaj liderit rus, zbardhet biseda

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nisur një telefonatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Sipas mediave të huaja, Putin po flet nga një shkollë muzike në qytetin turistik jugor rus të Soçit.

Aktualisht, dy kanalet kryesore televizive në Rusi po diskutojnë telefonatën Putin-Trump në emisionet e tyre politike të mbrëmjes. Sipas njoftimit, Trump duhej të bisedonte me Volodymyr Zelenskyy pas Putinit, por orari u ndryshua. Biseda për paqen fillimisht ka nisur me Putin dhe më pas do të vazhdojë me presidentin rus.

Presidenti amerikan tha se temat kryesore të bisedës me Putinin do të jenë: Ndalimi i “gjakderdhjes” që vret mesatarisht më shumë se 5,000 ushtarë rusë dhe ukrainasë në javë dhe tregtia.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha sot se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet t’i drejtohet publikut pas një bisede telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin. Sipas saj, Trump është i hapur për një takim të mundshëm me Putinin./

Advertisement