Connect with us

Politike

Ethet zgjedhore/ Deputetët e PD në një mendje…

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Deputetët duket se kanë rënë dakord që në zgjedhjet lokale të dalin me një kandidat të përbashkët. Në një deklaratë për mediat, para nisjes së mbledhjes së grupit të PD-së, Flamur Hoxha, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu, Grida Duma dhe Bledion Nallbati u shprehën se dalja me më shumë se një kandidat do t’i shërbente vetëm kryeministrit Edi Rama.

Pyetje: Në zgjedhjet vendore më një kandidat apo dy?

Pyetje: Do merrni pjesë në primare?
Flamur Hoxha: Do marrim pjesë aty ku duan demokratët

Lefter Gështenja: E vetmja rrugë është që PD dhe opozita duhet të dalë me një kandidat, cdo zgjidhje tjetër ka vetëm një emër, Edi Rama.

Pyetje: Alibeaj thotë se do ketë kandidatët e vet, Berisha thotë se do nisë primaret, si zgjidhet kjo situatë.

Lefter Geshtenja: Të gjithë bashkë duhet të marrim një vendim për të qartësuar demokratët dhe për të qartësuar vetë. E vetmja zgjedhje është dalja me një kandidat. Është kohë të heshtim dhe ti lëmë fjalën demokratëve. Është koha që secili nga ne të kontribuojë për zgjedhje. Nuk humbin demokratët, por shqiptarët nëse ne dalim me më shumë se një kandidat.

Bledion Nallbati: Grupi do mblidhet sot për të diskutuar për këtë çështje. Unë si deputet do jem pjesë e zgjedhjeve për të mbështetur kandidaturat e PD dhe mendoj se duhet të jenë kandidatura të përbashkëta.

Arbi Agalliu: Çdo përpjekje për të unifikuar dhe maksimizuar votat e demokratëve. Çdo diskutim tjetër përtej këtij objektivi shkon në funksion të kësaj qeverie dhe Edi Ramës.

Advertisement