Connect with us

Aktualitet

Etilda Gjonaj paralajmëron ndryshime të mëdha në Shqipëri

Ministra e Drejtësisë ka prezantuar rrjetin antikorrupsion me koordinatorët në 17 agjencitë kryesore të administratës publike. Gjonaj shton se koordinatorët shërbejnë si avokatët e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit duke marrë dhe verifikuar denoncimet e qytetarëve për veprimet korruptive. Ministrja  paralajmëron se ky mekanizëm do sjellë ndryshime të mëdha. “Ky mekanizëm mbështetet nga një Task Forcë e ngritur në Ministrinë e Drejtësisë dhe patjetër do të ketë rezultate pozitive në evidentimin dhe hetimin e rasteve të korrupsionit në administratën publike”, shprehet Gjonaj.

Postimi i Gjonajt

Jemi angazhuar tërësisht për të pasur struktura të qëndrueshme dhe të dedikuara në luftën kundër korrupsionit në çdo nivel. Si vazhdimësi e rezultateve shumë të mira të Task forcës kundër korrupsionit, kemi ngritur rrjetin antikorrupsion me koordinatorët në 17 agjencitë kryesore të administratës publike, në sektorët më nevralgjikë dhe veçanërisht të ndjeshëm ndaj korrupsionit.

Koordinatorët shërbejnë si avokatët e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit duke marrë dhe verifikuar denoncimet e qytetarëve për veprimet korruptive. Thirrjes së hapur për të shërbyer në këtë mision të vështirë i janë përgjigjur një numër i lartë kandidatësh, të cilët pas një procesi përzgjedhës, ku janë verifikuar dhe vlerësuar si për kapacitetet profesionale por edhe për integritetin e tyre, mund të them me kënaqësi se kemi arritur të përthithim kandidaturat më të mira.

Ky mekanizëm mbështetet nga një Task Forcë e ngritur në Ministrinë e Drejtësisë dhe patjetër do të ketë rezultate pozitive në evidentimin dhe hetimin e rasteve të korrupsionit në administratën publike.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Më shumë trupa dhe artileri të rëndë duhet të dërgohen në Kosovë, flet komandanti i NATO-s për Evropën

Komandanti suprem i NATO-s për Evropë, gjenerali Christopher Cavoli, tha se Aleanca duhet të dërgojë jo vetëm më shumë trupa në Kosovë, por edhe artileri të rëndë për të garantuar sigurinë e rajonit

“Ne e rishikuam planin dhe ai tregoi se ne kemi nevojë jo vetëm për më shumë forca, por edhe për artileri të rëndë të NATO-s për t’u vendosur në rajon. Trupat në Bosnje dhe Hercegovinë dhe forcat e KFOR-it në Kosovë duhet të shtohen për të monitoruar dhe zbuluar kërcënimet kundër tyre.”-  tha gjenerali Cavoli para senatorëve amerikanë.

Ai beson se Rusia është një “kërcënim kronik” për botën dhe se fakti i krijimit të një aleance strategjike midis Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut është shqetësues.

“Ne po përballemi me kohë sfiduese, të paktën, në teatrin evropian. Lufta brutale dhe e paprovokuar e Rusisë ka shkatërruar Ukrainën për më shumë se dy vjet. Forcat ruse po shkatërrojnë qytete dhe po shkatërrojnë jetë të pafajshme në një shkallë që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Këto vende po krijojnë partneritete strategjike të ndërthurura në një përpjekje për të sfiduar rendin ekzistues, kjo është thellësisht armiqësore për interesat kombëtare të SHBA-së”, potencoi Cavoli.

Continue Reading

Aktualitet

Gazetari Bledian Koka: Ilir Meta nuk jeton me Monika Kryemadhin, ka ikur nga banesa!

Gazetari Bledian Koka, ka pohuar në emisionin “Top Story” se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk jetojnë bashkë.

Sipas tij kreu i Partisë së Lirisë është larguar nga shtëpia ku jetonte me familjen e tij.

Koka shton se Ilir Meta ka probleme dhe me familjarë të tjera, jo vetëm me Monika Kryemadhin.

“Ilir Meta është larguar nga banesa në të cilën jetonte me familjen e tij. Ai nuk ka konflikt vetëm me Monika Kryemadhin por edhe me pjesëtarë të tjerë të familjes,”, tha Koka.

Mbrëmjen e djeshme në “Top Story” është folur për sjelljen dhe deklaratat që Ilir Meta ka bërë kundrejt kreut të SPAK Altin Dumanit.

Kreu i Partisë së Lirisë iu drejtua Dumanit me ofendime si “ tarallak, injorant etj.

Moderatorja e emisionit analizoi gjuhën e Metës kundër SPAK dhe shprehet se një nivel i tillë komunikimi midis një kreu partie dhe një kreu të një institucioni të drejtësisë nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Continue Reading

Aktualitet

Milan Protiç nxjerr zbuluar Vuçiçin

Serbia ka shpenzuar të gjitha përpjekjet e saj për të luftuar kundër Rezolutës për Srebrenicën, për të cilën do të vendoset në Kombet e Bashkuara. Argumenti i qeverisë është se kjo rezolutë e paraqet popullin serb si gjenocidal.

Historiani dhe ish-diplomati serb Millan Protiç, duke folur për këtë tem aka theksuar se qeveria në Serbi, gjegjësisht presidenti Aleksandër Vuçiç, është ai që e paraqet popullin serb si gjenocidal dhe ia kalon fajin e vet individual, të gjithë kombit.

Duke iu referuar deklaratës së presidentit të Serbisë para dënimit të Ratko Mlladiçit për krime në Srebrenicë, “se populli serb po përballet me një situatë të vështirë”, Protiç ka theksuar se në atë deklaratë shihet se Vuçiç eshta ai që e përfaqëson popullin serb si gjenocidal.

“Sepse kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të një njeriu që u soll para kësaj gjykate për shkak të asaj që ai ka bërë. Vuçici nuk ka thënë se ai mendon se Mlladici është fajtor apo nuk është fajtor, por përgjegjësinë ia bart popullit serb duke thënë se nëse ai dënohet, do të dënohet i gjithë populli serb” – ka deklaruar Protiç

Ai gjithashtu ka shpjeguar se argumentimi i Serbisë se janë viktima sepse sipas presidentit serb, të gjithë po komplotojnë kundër saj.  Per Vuçiçin, nomeklaturen dhe politiken serbe, individet qe kane kryer krime, janë më të rëndësishem se interesat e popullit.

“Prandaj edhe sot e kësaj dite përdoret retorika qe ben pergjegjes te gjithë kombi dhe shtetin,  për të mbrojtur ata që janë fajtorë dhe përgjegjës” – ka theksuar Protiç

Ai gjithashtu ka shpjeguar se politikës që po kryhet në Beograd dhe Banjalluka i mungon shumë konsistenca dhe logjika, dhe se qëndrimi ndaj krimit në Srebrenicë është relativizuar në atë masë saqë konsiderohet e arsyeshme që ajo masakër e tmerrshme, të cilën gjykata e cilësoi si gjenocid, në çdo mënyrë duhet të justifikohet, për ta shfaqur Serbinë para publikut ndërkombëtar si një vend që ka pozicionin e tij mbrojtës”.

Protic ka vlerësuar gjithashtu se më e keqja nga të gjitha është politika shtetërore ndaj Rezolutës për Srebenicën. Duke thënë se në vend që Serbia të mbështesë rezolutën dhe kështu të tregojë qëndrimin e saj ndaj asaj që ndodhi në Srebrenicë, shteti po ndjek një politikë aktive për të minimizuar faktin e tmerrshëm për atë që u bë në Srebrenicë.

“Po kërkohen të gjitha mënyrat për ta zbutur rezolutën, për ta relativizuar atë” – ka potencuar ish ambasadori serb………………………………..

Duke komentuar njoftimin se në rast se rezoluta miratohet, Serbia do të kërkojë të bëhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe më pas do të propozojë rezoluta për gjenocidin në Jasenovac dhe vende të tjera, Protic u shpreh se ato rezoluta nuk do të kalojnë për disa arsyet.

Përkatësisht, konventa për gjenocidin është miratuar vetëm në vitin 1948 dhe nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive për krimet e kryera më herët, edhe pse ato mund të kenë peshën e gjenocidit.

“Kjo nuk do të thotë se ata nuk e kanë atë peshë, por nuk mund të kualifikohen gjenocid. Holokaust do të thotë tokë e djegur, nuk mund të cilësohet si gjenocid në kuptimin juridik” – shpjego historiani.

Duke krahasuar ndjenjën e fajit që gjermanët kanë ende sot për shkak të gjenocidit të kryer nga Gjermania naziste dhe atij të kryer në Srebrenicë, Protic vëren se ndryshimi i rëndësishëm është se Srebrenica nuk ishte një projekt shtetëror dhe politikë shtetërore, por “një krim i pafalshëm i një grupi njerëzish që morën përsipër të vendosin për jetën dhe vdekjen e disa mijëra njerëzve”.

“Prandaj është shumë më e lehtë për ne të tregojmë të vërtetën për këtë para gjithë botës, sepse ne nuk mbajmë përgjegjësi. Askush prej nesh nuk e dinte cdo ndodhte në atë kohë,” shpjegoi protic

Ai mendon gjithashtu se shteti serb është dashur të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj hyrjes së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe të ishte sponsor i këtij fakti, në vend që të sillej në mënyrë të papjekur.

“Perëndimorët mendojnë se Serbia nuk është aq e zgjuar për të zgjedhur rrugën e saj të drejtë, sepse po të ishte e zgjuar do të bënte lëvizje që nuk janë në dëm të saj. Kështu ata arrijnë qëllimet e tyre pa pasur nevojë të ofrojnë asgjë në këmbim. Nëse pranimi i Kosovës në OKB do të identifikohej me pranimin e Serbisë në BE, atëherë gjërat do të dukeshin ndryshe dhe pak më serioze, dhe atëherë, sipas mendimit tim, ato negociata do të kishin njëfarë rëndësie për të ardhmen e Serbisë dhe për te ardhmen e Kosovës” – ka potencuar ish diplomati serb milan Protic

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Meta sulmon Dumanin, Karamuço: Politikani që ka rrahur vartësit e tij nëpër zyra, priten arrestime

Eksperti i kriminalistikes Karamuco  ne lidhje me sulmet e Metes ndaj kreut te SPAK se ne vijim te hetimeve nga institucioni me t larte i hetimit, shume politikane, perfshire dhe Meten kur shohin se afrohet drejt tyre hetimi, atehere mendojne se SPAK e ka seriozisht kesaj radhe.

“keta jan e mesuar qe per 30 vite drtejtesia se ka pasur asnjehere seriozisht anjehere me ta”, eshte shprehur Karamuco. Duke marre si rast Meten, ai thote se reagimi ka ardhur per shkak se hetimet jane afruar shume.

Njeheresh ai tha se jane ne liste shume politikane, dhe kjo lexohet ne shqetesimin e politikaneve per fatin e tyre. Per te do te kete shume zhvillime.

Ai ka folur ne lidhje me zhvillimet politike dhe pamundesine qe McGonigal te depertonte ne SPAK, pasi kishte koleget e tij te FBI dhe dekonspirohej, dhe per te akuat se ish zyrtarish i FBI ka kontaktuar me prokurore te SPAK eshte e pabaze.

Karamuco tha se ka pare shume politikane qe nxehen aq shume “sa vene dore mbi vartesit e tyre ne zyra. Politikanet qe jane nen akuze po rrahin vartesit neper zyra, kane humbur kontrollin. Ne publik perdorin gjuhen e papranueshme’.

Continue Reading

Aktualitet

Kthupi: Dosja ndaj Metës në përfundim, gati të merret i pandehur

Avokati Rezart Kthupi dhe njëherazi Sekretari për Reformën Zgjedhore në PD, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka komentuar deklaratat e fundit të Ilir Metës ndaj SPAK dhe kryeprokurorit Altin Dumani.

Ai u shpreh se për disa muaj Meta ishte i qetë në daljet e tij dhe se sulmi i fundit ndaj SPAK tregon se diçka ka ecur përpara në dosjen ndaj tij.

Sipas tij fakti që Meta përmend konkretisht emrin e Kastriot Ismailajt tregon se ka një shqetësim lidhur me këtë të fundit ose një dëshmi që ai mund të ketë dhënë për SPAK.

Kthupi u shpreh se sipas informacioneve që ka, dosja ndaj Metës është në përfundim dhe prokuroria është gati për ta marrë si të pandehur.

“Meta ishte shumë i qetë për një periudhë kohore dhe rikthehet këto ditë me një sulm frontal ndaj SPAK. Diçka ka ecur përpara në dosje, logjika të bën ta mendosh këtë. Fakti që Meta përmend emra konkretë tregon se ka një shqetësim me këtë emër, më konkretisht Kastriot Ismailaj. Nëse ai ka diçka për ta thënë është detyra e prokurorit të shkojë në burg ta pyesë. Meta ose ka frikë nga diçka që mund të thotë Ismailaj ose prokurori nuk do të shkonte. Sipas informacioneve që kam dosja është në përfundim dhe prokuroria do të shkojë ose ka shkuar në gjykatë me kërkesën për masën e sigurimit ose për kërkesën për gjyq. Jemi në kushtet kur do të dalë një vendim gjykate me të cilin Meta shkon drejt masës së sigurimit, ose hetohet në gjendje të lirë. Prokuroria është gati për ta marrë si të pandehur”, u shpreh Kthupi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING