Connect with us

Sport

Euro 2024 | Carvajal shënon të tretin për Spanjën, mbyllet pjesa e parë (Ndeshja minutë pas minute)

Spanja përballet me Kroacinë, në ndeshjen e parë të Grupit B, në Europian. Iberikët shihen si një nga favoritët për të fituar turneun dhe do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë.

Në krahun tjetër, edhe kroatët shpesh kanë treguar se janë kockë e fortë dhe kanë synim t’i shkojnë kompeticionit deri në fund.

Pritet një përballje e bukur dhe emocionuese nga të dyja ekipet.


LIVE SPANJËKROACI 3-0

Morata 29′, Ruiz 32′, Carvajal 47′


Ndeshja minutë pas minute:

45+2’- Goooool Spanja 3-0! Carvajal gjen rrugën e rrjetës, duke mos falur në zonë, pas krosimit të marrë nga Yamal.

Akordohen 2 minuta shtesë!

45’- Kramaric tenton me një gjujatje të fortë, por nuk ka saktësinë e duhur dhe topi shkon jashtë.

41’- Te Kroacia nuk i besojnë syve! Gvardiol humb një rast të pastër shënimi, me mbrojtësin që pak metra larg portës, nuk e arrin dot topin për ta devijuar.

39’- Pedri merr një goditje të fortë nga topi në fytyrë dhe bie në fushë. Duhet ndërhyrja e mjekësve, për të ndihmuar mesfushorin.

36’- Cucurella gabon gjithçka nga e majta, duke e gjuajtur topin shumë larg portës.

33’- Reagon Kroacia, me Brozovic që bën një gjuajtje të bukur në zonë, por ndal Simon me një pritje spektakolare.

32’- Goooool Spanja 2-0! Iberikët nuk ndalen, me Fabian Ruiz, që kalon tre lojarë dhe me të majtën e ndal topin në fudnin e rrjetës.

29’- Goooool Spanja 1-0! Zhbllokohet sfida, me Alvaro Mortën, që merr një vertikalizim të bukur nga Ruiz dhe i vetëm me portierin nuk gabon.

22’- Rasti i parë i rrezikshëm për kroatët. Stanisic hedh një top në zonë nga e djathta dhe Budimir provon me kokë, me topin që shkon mbi traun e portës.

21’- Aksion shumë i bukur nga Kroacia, me Budimir, që niset shpejt pas një vertikalizimi, por Simon lexon gjithçka dhe ndal rrezikun.

16’- Mundësi e mirë për Kroacinë, me Majer që fiton goditje dënimi në afërsi të zonës së rreptësisë. Majer provon me një krosim nga e djathta, por Morata largon rrezikun me kokë.

14’- Yamal futet bukur dhe tenton të rrezikojë, por sulmuesi spanjoll bie në zonë pas një kontakti të lehtë dhe humb topin.

13’- Kroacia provon të dalë në sulm me Gvardiol që bllokohet në momentin e fundit nga mbrojtësi Carvajal.

7’- Spanja krijon rastin e parë të rrezikshëm, me Moratën, që provon me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, por pret Livakovic pa shumë probleme.

6’- Insiston Spanja me Carvajal, që hedh një top në zonë, por largohet rreziku nga mbrojtësit kroatë.

3’- Spanja provon të rrezikojë me Moratën, por Livakovic, del dhe ndërpret aksionin.

Starton takimi!


FORMACIONET ZYRTARE

Spanja: Simon, Carvajal, LeNormand, Nacho, Cucurella, Pedri, Rodri, Ruiz, Yamal, Morata, Williams.

Kroacia: Livakovic, Gvardiol, Pongracic, Sutalo, Stanisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Kramaric, Budimir, Majer.

Advertisement