Connect with us

Sport

“Euro 2024”/ E sigurt, Kylian Mbappé do t’i mungojë Francës në sfidën me Holandën…

Viktimë e thyerjes së hundës ndaj Austrisë (1-0) të hënën, Kylian Mbappé nuk do të luajë kundër Holandës të premten në Leipzig.

Vendimi, i cili ishte në diskutim që kur kapiteni i skuadrës franceze u largua nga fusha në minutën e 90-të, tashmë është marrë, duke marrë parasysh intensitetin e traumës, afatin për prodhimin e maskës dhe minimumin kohor që lojtari të mësohet me të.

A do të mundet Mbappé të luajë kundër Polonisë, ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, më 25 qershor në Dortmund? Për momentin, asgjë nuk është vendosur.

Por nëse Blutë janë kualifikuar deri atëherë në fazën e 16-të, stafi mund të tundohet ta ruajë edhe më tepër kapitenin e saj.

Advertisement