Sport
Euro 2024/ Italia mbërrin në Dortmund, atmosferë pozitive te axurrët
Italia synon që të lërë gjurmë në Europian, teksa është në një grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë. Skuadra axurrre, trajneri dhe stafi mbërritën sot pasdite në Dortmund, në Gjermani, ndërsa grumbullimi është planifikuar për në Iserlohn, në North Rheinland.
Situata është mjaft e mirë te lojtarët, teksa i vetmi problem për Spalletin është Barella, me këtë të fundit që ende nuk dihet nëse do luajë apo jo ndaj Shqipërisë me 15 qershor. Stërvitja e parë do të zhvillohet të martën, përgatitjet do të fokusohen në aspektin tekniko-taktik, e natyrisht një vëmendje të veçantë do i kushtohet analiza e rivalit të parë, Shqipërisë.